LAJMI I FUNDIT:

Pizhamet luksoze zëvendësuan fustanet e festave: Ne e dimë se cilat pjesë kërkohen më shumë në sezonin e ri të festave

Pizhamet luksoze zëvendësuan fustanet e festave: Ne e dimë se cilat pjesë kërkohen më shumë në sezonin e ri të festave
(Foto: HappilyGrey)

Me mbërritjen e dhjetorit, interesi i dashamirëve të modës për pjesë të veçanta të festave në shenjën e kadifesë dhe perishaneve po rritet, por ndërsa pandemia e coronavirusit ndikoi në stilin e përditshëm të veshjeve dhe kryesoi trendin e veshjeve dhe këpucëve të rehatshme, ajo ndikoi njësoj në popullaritetin e disa pjesëve të rrobave në sezonin e festave.

Këpucët joshëse me taka të larta janë zëvendësuar bindshëm nga modelet luksoze të pantoflave të lëkurës për sa i përket popullaritetit. Megjithëse këpucët e larta janë një detaj i pashmangshëm në kompletimin e edicioneve më solemne si p.sh. Viti i Ri, në kohën e pandemisë globale rehatia është shumë më e kërkuar sesa atraktiviteti.


Perishanet si një detaj në pjesë të veshjeve janë një ngjarje e pashmangshme në sezonin e festave, dhe duke gjykuar nga hulumtimi i Stylight, modelet e fustaneve me shkëlqim, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kanë rënë në mënyrë drastike.

(Foto: johannagrange.com)

Në vend të fustaneve të zbukuruara me perishane dhe me aplikime të ngjashme me shkëlqim, adhurueset e modës këtë sezon festash preferojnë fustane me prerje slip nga sateni apo mëndafshi, por që duken sikur modele luksoze të këmishëve të natës.

(Foto: TheCut)

Trendi i rrobave të buta u pasqyrua gjithashtu në popullaritetin e palltove të mëndafshit, dhe këtë sezon festash ato i kanë zëvendësuar të ashtuquajturat xhaketë-fustane.

(Foto: The-Sleeper)

Sipas studimit të Stylight, si dhe motorit të kërkimit të modës Lyst, këtë dhjetor pjesët më e kërkuara e modës u bënë modele festash të pizhameve të bëra me materiale luksoze dhe zëvendësuan plotësisht modelet e fustaneve të festave. /Telegrafi/

(Foto: happilygrey.com)