Pini kafe në lukth të zbrazët? Duhet t’i bëni katër gjëra, para se ta shijoni pijen e preferuar

Ekspertët kanë zbuluar katër gjëra që duhet të bëni përpara se ta pini kafenë e mëngjesit që e konsideroni shumë të nevojshme.
Nutricionistja Gabi Newman, nga The Fast 800, ka thënë se shtyrja e marrjes së hershme të kafeinës, mund të rrisë nivelet e energjisë dhe ta përmirësojë shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Ekspertja pohon se pirja e kafesë me lukthin bosh mund ta shtyjë trupin tuaj në një gjendje stresi të lartë. Më pas mund të lëshojë hormone, si adrenalina dhe kortizoli, të cilat mund të shkaktojnë një përgjigje të mbistimuluar.
Për fat të mirë, ekzistojnë disa mënyra për të luftuar këtë gjendje:
Hidratimi
Njerëzit duhet të pinë shumë ujë para se të vendosin të pinë kafe, ndërsa shtimi i një limoni të shtrydhur mund ta ndihmojë tretjen.
Nutricientët
Një këshillë tjetër është të filloni ditën tuaj me një vakt të mbushur me fibra dhe proteina për të balancuar nivelet e sheqerit në gjak.
Ushtrimet
Pavarësisht nga rreziqet, disa njerëz pinë kafe përpara se të shkojnë në palestër, sepse kjo mund ta bëjë ushtrimin më pak të vështirë. Megjithatë, ekspertët thonë se mund të shkaktojë ankth dhe t’ju bëjë të dridheni gjatë stërvitjes.
Njerëzit këshillohen që të merren me një lloj aktiviteti fizik përpara se të pinë kafe dhe ta bëjnë atë si një “trajtim pas palestrës”.
Drita e ditës
Ekspozimi ndaj dritës natyrale brenda orës së parë të zgjimit është një mënyrë e shkëlqyer për ta ruajtur ekuilibrin optimal të hormoneve.
Ekspozimi ndaj dritës së mëngjesit është një rregullator i shkëlqyeshëm i ritmit cirkadian dhe shkakton një çlirim të shëndetshëm të kortizolit në mëngjes për të mbështetur ritmin natyral të trupit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës