Rrëzohet një aeroplan në Florida, të paktën tre të vdekur
Një aeroplan i vogël me tre persona në bord raportoi një problem mekanik përpara se të rrëzohej pasi u largua nga aeroporti Boca Raton në Florida.
Lajmin e ka bërë të ditur Administrata Federale e Aviacionit.
Aeroplani Cessna 310 ishte drejtuar për në Aeroportin Ndërkombëtar Tallahassee kur u rrëzua, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Një burim me njohuri për situatën tha se piloti raportoi probleme me timonin para rrëzimit.
Siç raportohet, aeroplani shpërtheu në flakë pasi u rrëzua, duke lënë tre të vdekur.
Videoja tregoi mbeturina të shpërndara nëpër rrugë dhe në shina treni.
Ndryshe, nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen. FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit po hetojnë.
Aeroporti i Boca Raton u mbyll për pak kohë pas përplasjes. /Telegrafi/





























