Ekspresionizmi është lëvizje artistike që lindi në Gjermani në fillim të shekullit XX. Termi i referohet artit në të cilin imazhi i realitetit është shtrembëruar që të shpreh ndjenjat ose idetë e brendshme të artistit, transmeton Telegrafi.
Stili avangardist që u zhvillua para Luftës së Parë Botërore, synonte ta shmangte shikuesin nga realiteti. Temat ishin të ndryshme, por shpesh kanë një qasje emocionale, ndonjëherë edhe mistike, për çka shihen edhe si zgjatim i romantizmit. Pas Luftës së Dytë Botërore, një zgjerim i lëvizjes ndodhi në SHBA, me atë që njihet si Ekspresionizmi Abstrakt. Jackson Pollock dhe Mark Rothko ishin avokatë të këtij stili.
Edhe pse termi zakonisht përfaqëson artin gjerman të shekullit të XX, mund të shihen piktura ekspresioniste kudo në botë. Më poshtë mund të shikoni veprat dhe artistët që shënuan këtë lëvizje.
“BRITMA”, EDVARD MUNCH (MUZEU I MUNCHUT, OSLO, NORVEGJI)
Edvard Munch ishte piktor norvegjez, veprat e të cilëve shpesh eksploronin temat psikologjike. Ai kishte ndikim të madh në Ekspresionizëm. Piktura e tij më e famshme është “Britma”, e krijuar më 1893. Kjo pikturë është pjesë e një serie prej katër pikturave me temë të njëjtë. Frymëzimi për këto vepra i erdhi teksa po ecte përgjatë një rruge, në perëndim të diellit, me qytetin në njërën anë dhe fjordin te tjetri. Ai ndihej i lodhur dhe i sëmurë dhe “ndjeu një britmë që kalonte përmes natyrës”, me retë në qiell që u kthyen në të kuqe. Munch dikur tha: “Nuk besoj në artin që nuk është rezultat i nevojës së njeriut për të hapur zemrën”. Dhje, kjo është filozofia që Ekspresionizmi e përvetësoi.
“IMPROVIZIM”, WASSILY KANDINSKY (MUZEU I ARTEVE TË BUKURA TË TATARSTANIT, KAZAN, RUSI)
Artisti rus Wassily Kandinsky e bëri pikturën e parë abstrakte në vitin 1910. Kur studionte në Rusi, pikëpamja e tij shpirtërore, ekspresive e artit, u refuzua nga shokët si shumë individualiste dhe borgjeze. Kjo pikturë vjen nga një seri punimesh të titulluara “Kompozicionet dhe improvizimet”. Pikturat ishin spontane dhe shërbenin si bazë për të cilën u ndërtuan shumë piktura të tjera ekspresioniste.
“AUTOPORTRETI, GRIMASAT”, EGON SCHIELE (MUZEU I LEOPOLDIT, VJENË, AUSTRI)
Piktori austriak Egon Schiele ishte avokat i hershëm i ekspresionizmit. Ai është i njohur për portrete dhe format e përdredhura të trupit, paleta të zymta, simbolizëm të errët dhe konture të çrregullta. Ky autoportret është shembull klasik i stilit të artistit. Shumë kritikë e shihnin punën e tij si groteske, erotike dhe shqetësuese, me artistin shpesh duke u fokusuar në seks, vdekje dhe zbulime. Të tjerë e panë qasjen e tij si të guximshme, si një eksplorim të shtrembërimit dhe normave konvencionale të bukurisë. Schiele vdiq nga gripi në moshën 28-vjeçare, por ndikoi te piktorët tjerë, si Oskar Kokoschka, Francis Bacon dhe Jean-Michel Basquiat.
“FRANZI PARA KARRIGES SË GDHENDUR”, ERNST LUDWIG KIRCHNER (MUZEU THYSSEN-BORNEMISZA, MADRID, SPANJË)
Ernst Ludwig Kirchner ishte piktor ekspresionist gjerman dhe një nga themeluesit e grupit artistik Die Brucke (Ura) që çoi në themelimin e Ekspresionizmit. Të bashkuar nga interesi i tyre për shprehjen e emocioneve ekstreme përmes ngjyrave të ndezta shpesh jonatyrale, ata ndikuan në punën e shumë artistëve që nuk ishin drejtpërdrejt pjesë në Die Brucke. Ky portret nga viti 1910, është shembull i ekspresionizmit bazik. Në Luftën e Parë Botërore, Kirchner u lajmërua vullnetar në ushtri ku përjeton thyerje nervore për çka lirohet. Më 1933 puna e tij u quajt “e degjeneruar” nga nazistët dhe katër vjet më vonë mbi 600 vepra të tij u shitën ose u shkatërruan. Në pamundësi për të përballuar këtë traumë, në vitin 1938 vrau veten.
“MASKAT”, EMIL NOLDE (MUZEU I ARTEVE NELSON-ATKINS, KANZAS, SHBA)
Emil Nolde dikur shkroi se ishte i interesuar për “shprehjen groteske të fuqisë” dhe “forcën elementare” dhe kjo pikturë mishëron këto ide. E pikturuar në vitin 1911, artisti përdor ngjyra të guximshme ekspresive me goditje të rastësishme të furçës. Ashtu si Kirchner, Nolde ishte anëtar i grupit Die Brücke dhe po ashtu veprat e tij u klasifikuan si “të degjeneruara” nga nazistët. I konsideruar tepër modern dhe “eksperimental”, veprat e tij u konfiskuan prej tij dhe u hoqën nga muzetë.
“QENI ULËRITËS”, PAUL KLEE (INSTITUTI I ARTEVE, MINEAPOLIS, SHBA)
Paul Klee demonstron mënyrat në të cilat një artist mund të ndikohet nga lëvizjet e shumta në art. Duke përdorur teknika të ndryshme dhe paleta të ndezta të ngjyrave, eksperimentimi pothuajse fëmijëror u ndikua nga Ekspresionizmi, Kubizmi, Futurizmi, Surrealizmi dhe Abstraksioni. Teksa puna e tij është e vështirë të klasifikohet në shikim të parë, elementët ekspresionistë rrjedhin nga përdorimi i tij i guximshëm dhe i larmishëm i ngjyrave, e shpesh edhe nga pamjet dhe figurat e fantazisë. Kjo qasje gjysmë abstrakte mund të shihet në këtë pikturë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/shkrimi-i-gjergj-fisht-euml-s-102-vjet-m-euml-par-euml-shqiptar-euml-t-presin-ccedil-far-euml-u-jep-europa_hd-780x439.jpg)
Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë
“Durrsaku” aventurier që u bë ambasador në Perandorinë Osmane
![Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Sindhi-780x439.jpg)
Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej
![KËTO MUND T’JU PREMTOJ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/twain-780x439.jpg)
KËTO MUND T’JU PREMTOJ
![Jeta tragjike e Rikardit II dhe Henrit IV](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Rikardi-e1734618350958-780x439.jpg)
Jeta tragjike e Rikardit II dhe Henrit IV
![DJE TË KAM PUTHUR NË BUZË](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/01/PEDRO-SALINAS-780x439.png)
DJE TË KAM PUTHUR NË BUZË
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi