LAJMI I FUNDIT:

Piero Ausilio gëzon tifozët e Interit: Asnjë futbollist nuk largohet në janar

Piero Ausilio gëzon tifozët e Interit: Asnjë futbollist nuk largohet në janar

Piero Ausilo ka gëzuar tifozët e Interit sa i përket largimit të mundshëm të futbollistëve.

Drejtori sportiv i Interit ka deklaruar pas sfidës ndaj Sheriff Tiraspol se asnjë futbollistë nuk do të largohet nga Neroazzurët gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ai fillimisht ka folur për kontratën e re të Nicolo Barellas, duke thënë se kanë mbetur vetëm disa detaje për tu zyrtarizuar, derisa për kroatin Brozovic, gjithashtu klubi dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin.


“Për rinovimin e Barella kanë mbetur disa detaje, po flasim për aspekte formale dhe kaq. Kemi besim, shpresoj të kemi lajme para derbit”.

“Sa i takon Brozovic, mund të them vetëm se ne me të vërtetë duam të rinovojmë me të. Së shpejti do takohemi me agjentët dhe do përpiqemi të gjejmë zgjidhjen. Ai është një lojtar i rëndësishëm që e duam për të ardhmen. Duhet të shohim se çfarë mendon edhe pala tjetër”, tha Ausilio.

Tutje drejtori sportiv i kampionëve në fuqi të Italisë ka thënë se asnjë futbollistë i Interit nuk do të largohet gjatë janarit.

“Sa i takon largimeve, asnjë shitje nuk do të merret në konsideratë në janar. Do t’i japim vazhdimësi punës së nisur në qershor”, tha Ausilio. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vendimi befasues i UEFA-s pas polemikave për penalltinë e Julian

Vendimi befasues i UEFA-s pas polemikave për penalltinë e Julian

Reali pritet ta emërojë trajnerin e ri para Kupës së Botës për klube, Ancelotti pritet të shkarkohet në fund të sezonit

Reali pritet ta emërojë trajnerin e ri para Kupës së Botës për klube, Ancelotti pritet të shkarkohet në fund të sezonit

Perez e ftoi Ancelottin për një takim urgjent pas humbjes turpëruese ndaj Arsenalit - zbulohen detajet se çfarë biseduan

Perez e ftoi Ancelottin për një takim urgjent pas humbjes turpëruese ndaj Arsenalit - zbulohen detajet se çfarë biseduan

Liga e Kampionëve
Chelsea gjen sulmues për sezonin e ardhshëm, do të paguajnë 30 milionë për të

Chelsea gjen sulmues për sezonin e ardhshëm, do të paguajnë 30 milionë për të

Flick zbulon se Yamal donte të zëvendësohej për t'i dhënë minuta Ansu Fatit

Flick zbulon se Yamal donte të zëvendësohej për t'i dhënë minuta Ansu Fatit

Liga e Kampionëve
City po përgatitë ofertë për yllin e Milanit

City po përgatitë ofertë për yllin e Milanit

Kalo në kategori