LAJMI I FUNDIT:

PIÇULAT

PIÇULAT

Poezi nga: John Updike
Përktheu: Fadil Bajraj

(Pas marrjes së kërkesës për anëtarësim në Swingers Life Club)

Venus de Milo nuk e kishte një, të paktën jo një pidh
që la hijen e vet në mermer, por Venusi i Botticcelit,
sado që nuk mund ta shohim atë për shkak të dorës së saj anemonë deti,
e ka bërë, pa dyshim – gojë e ëmbël e qelibartë-mbluar me qime që do ta puthnim
po të mund të futeshin në rrafshin arkadian të pikturë.
Ne duhet t’i asimilojmë pidhat ndaj besimit tonë të bukurisë.
Mëngjesit i shtatorit ia mbajti kofshët të mbyllur fort, edhe kukullat me të cilat
u rritëm duke i zhveshur nuk kishin kushedi se çka aty, bile as
PRODHUAR NË SHBA,
por bukuroshet që duhet të mësojmë t’i adhurojmë tash të gjitha
i mbajnë këmbët të hapura,  të anuara në mbulesat e shtretërve të motelit,
edhe fjollat e borës që shpërthejnë nuk i gjen dy njësoj:
mbështilli gojujkun, dyert, dhe lotët
furqetë flokësh në formë ashti, buzë të zbehta si fetë salmon,
tufëzat shtjellore më gudulisëse se lëkura, fshesa të zeza
me të cilat shtriga do të mund të kalëronte nëpër brerim yjesh,
birat e bythës shikojnë ngultas si monokëla të vockëla si monedha.


“Unë adhuroj kulturën franceze dhe përnjëmend mund të lë pa mend”
“Gjysma e një çifti ultra të sotisfikuar që preferon”
“Më pëlqen modelimi me djem dhe vajza dhe ndejat magjepsëse”
“Shtëpiakja e dhembshur do të dëshironte të takonte”
“atraktive mendjehapur gazmore me shihe ekzotike”
Glorifikim Glorias felacio Felicias Connie pidh yt i patundur
është platonizëm i përmbysur dhe me të vërtetë hap pafajsinë
inçi i fundit më i gjerë: unë kafshoj dhe besoj.

“Kush e ka vënë këtë mi midis këmbëve të mia nëse jo Zoti?
Kush troket për të hyrë? Derrat me shumë vija.
Pidhi im jam unë, ai shkumëzon dhe atij i pëlqen
sepse boshllëku i tij nuk di tjetër gjë për të bërë.
Ja ku është kari i fortë, urrejtës kokë mpirë,
vrasës që zvarrit pas vete në një qeskë rrudhur
reprodukimin e dy lolove;  të ftohura në gjak,
sperma e njelmët derdhet për t’u përzier me buzëkuqin tim.
Kafshomi lehtë majat e cicave të mia, o shkretan. Qerpikët e mi
gudulisin guxhën e karit tënd
ndërkohë që pidhi im si një peshkaqen trutharë gogësin për ushqimin e vet.
Në burgun tim koka jote do të mbështetet në murin e kuq me lagështi
dhe do të kërkojë falje ndërsa gjaku im do të të zmbraps me Jo.
Ja ku është qenia ime, xhevahiri im, më e thjeshtë se diamanti,
më mirë e punuar se ari asirian dhe Libri i Kellsëve,
më fisnike se teorema e Eulerit, më e hirshme se
gropëza
në qelqin-Steuben Shirley Temple-trup-lule, enigmë
e më shumë niveleve sesa një vendkalim Piramide i lyrësuar me
balsam.
Adhuroj!”

Një herë një grua në shtrat me mua
për t’ma puthur shpirtin zbriti dhe pastaj ma rrasi
bythën e saj bash te fytyra dhe dridhej me gjithë gjatësinë e saj
kështu që e dija se diçka e rrallë po më servohej; natyrisht
lëpirja ishte një ekstazë, ama ekstazë e tillë
sa që lutesha që fytyra e saj të shtangej e unë do të mund të pija
thellësinë e kësaj vetësie zgjeruese, të cilës i mungonte sall
kari i yjeve që të bëhej kupë e qiellit.

“Adhurojeni
këtë birë që kullon gjak me hënë kështu që ju mund të lindni!”
E shtrirë si një ulërimë ndërmjet këmbëve që shtynin yzengjitë
çarja e ngratë shkakton flluska balli.
Tunel i lumtur i jetës, shijim paraprak i ringjalljes,
kërkues i shkathët i fërkimit të duhur
duke e lëshuar lirshëm mjaltin kritik nga bleta deliruese.

“Nuk mund t’i takoni këto çupa plot gjallëri” mund
të jeni në kontakt të drejtpërdrejtë me këta njerëz modernë
mendjelirë”
“Nëse jeni entuziast i fotografisë polaroide”
“Mund të jeni të sigurt për anëtarësimin tuaj”
“Do të zbuloni më të bukurën, intime”
“Ju”
dhe klitorisi
si ndonjë çupëlinë e kthen fytyrën kah qoshja.

Epo mirë, si mund ta dinim ne se të gjithë ju loçkamanët e trashë
ishit viktimë e vaginës po aq sa pushti i mjerë që shet
IBM e nënës së tij për të siguruar tri kurva
që t’i ketë të trijat në të njëjtën kohë-nga toka, nga deti, nga ajri?
“Për mua ishte një budallallëk i shenjtë i zoçkave mahnitëse.”
Tani na trego, na trego e na trego, për zilen magjike në derë
të thurur me nerva të fryra nën gëzof
dhe hënën e zbehtë nga skalpi deri te gishtat e këmbëve të dhjetëfishuar
nuk është krejt ky dhe urithi mal
Mare e Zhgënjimit, Fushë Pa Përgjigje.
Kush ka mundur ta dijë, kur krejt je i ngrënshëm?
Aq i ngrënshëm sa që i gëlltisim edhe pikëpamjet tuaja politike
derisa ato shthuren në dritën e llambës, si lëvoret e limonit kur qërohen me thikë.

Na trego O na trego pse është ashtu pse
qimet në palcakun e qafës tënde thonë pidhi
dhe shtjella në qeshjen tënde thotë pidhi
dhe thonjtë tu përbri cigares tënde
dhe e kuqja e kupës së gojës tënde dhe çapkënëria jote
dhe pasioni yt për qentë e fjetur dhe mënyra se si
me dorë të zhveshur pa kurrfarë mjeti u jep formë hamburgerëve dhe
mënyra se si rri galiç pranë fëmijës që qan kështu që labia njollon
brekët tu bërtasin pidh o PIDH ka pothuajse kudo
PIDHA ka tepër PIDHA send i mirë PIDHI

“Dhe megjithatë
kjo e ndau bananën në çastin
(një lot i turbullt në të vetmin sy të tij,
engjëll i ngurtë i mbushur me gjak perëndish)
kur sperma në mirëbesim hidhet
(asnjë hije nuk jeton në mermer
si këto që mbulojnë duart e mia të pafuqishme)
dhe tuat (që nuk duhet përmendur)
që strehojnë të huajin kozmik me një shtrëngim?”

Është e vërtetë, diçka e rëndësishme zvogëlohet nga procesi
kur femra nuk konsiderohet emisare monstruoze
nga errësira natyrore, por si poseduese e personalitetit
me të drejtat e saja përcjellëse, dhe zgjuarësinë.

Me dhëmbët e mi e tërhoqa Tampaxin dhe e pashë, e dashur,
se nuk ishte shumë i përgjakur. Më pëlqente vdekja midis gishtave të këmbëve tua.
Vështroja ngultas zbehtësinë time në dritë moteli derisa
pidhi yt nuk u bë i imi, ndërsa unë u bëra vajzë. Erekcioni më ra
krejt; vetëdija ime mbeti e ngritur.
Goja jote u qorollos fare në ijën time.
Ti nuk më lejoje të largohesha. Unë ejakulova,
dhe rënkoja, triumfalisht i penduar. Ti the
me një buzëqeshje befasie se ishte e ngrohtë,
e ngrohtë në anën e pasme të fytit tënd, goditëse,
dhe jo e njelmët, por e ëmbël.
Ne duam t’ua mbushin pidhin ama jemi të zhburrnuar.
Rënkimi im ndihej si ejakulimi. Përbindësh i dashur,
ti i gëlltite lotët e mi. Ne ishim të zotuar.
Isha i frikësuar. Unë e adhuroj pidhin tënd. Ama pse
është sall një? A mjafton sall një? Ti pidho.

 “Unë jam në dispozicion…dhe kështu janë edhe qindra vajza të tjera
të etura për të pozuar PËR JU!”
Corinna, bile edhe për mutin tënd  duhet thuhet ndonjë gjë
avangardë e një epoke të re të lirisë” (Coronet)
“agimi i fenomenit kulturor” (Playboy)
 “Dr. Gilbert Bartell, antropolog i mirënjohur kulturor”
“faqe pas faqe të njohurive seksuale krejtësisht të dobishme
që do të jenë një pasuri e paçmueshme në kërkimin tuaj për mirëkuptim
më të madh seksual Sall nëpërmjet kuptimit
të plotë
njeriu mund të shpresojë” “Diskrecioni është emri ynë i mesëm!”

Dafinë, pasuria jote po laget. Qëndro. Përkulu. Buzëqesh.