Philadelphia Eagles ka marrë një fitore ndaj Kansas City Chiefs në finale të Super Bowl këtë të shtunë. 

Kansas ka qenë paraprakisht fitues i Super Bowl katër herë në 1970, 2020, 2023 dhe 2024, por Eagles arritën që të mbajnë Chiefs pa pikë të shënuara për gati tre çerekë të plotë duke dominuar kështu në Super Bowl 59. 


Çereku i parë ishte mjaft i tensionuar për tifozët e Cheifs, pasi Eagles shënuan një pikë shtesë në minutat e para të ndeshjes, duke i fituar vetes shtatë pikë. 

Eagles grumbulluan 17 pikë para se Chiefs të marrin një ‘time-out’ para përfundimit të çerekut teksa në fund të çerekut të parë, Chiefs ende nuk kishin shënuar. 

Gjatë çereket të dytë nuk u shënuan pikë nga asnjëra palë. Por, me një minutë e 35 sekonda të mbetura, A.J Brown i Eagles e çoi rezultatin në 23-0. Një pikë shtesë gjithashtu u shënua, duke përfunduar çerekun e dytë me rezultat 24-0. 

Edhe çereku i tretë shkoi pak a shumë njëjtë. Eagles shënuan tri pikë, ndërsa Chiefs dështuan të marrin kontrollin e ndeshjes. 

Në çerekun e fundit, tifozët e Chiefs humbën pothuajse të gjitha shpresat se skuadra e tyre do ta fitonte për herë të tretë rresht Super Bowl. 

Eagles shënuan tri pikë shtesë në fillim të çerekut përfundimtar dhe shënuan tri pikë të tjera menjëherë më pas. 

Ndeshja përfundoi para se të mbaronte koha me Chiefs që nuk i lejuan Philadelphias një tjetër mundësi për të shënuar dhe ata pranuan humbjen me rezultat 40-22./Telegrafi/

telegrafi sport app