LAJMI I FUNDIT:

Pezullohet greva e Qendrës Shtetërore për Provime në RMV, matura shtetërore do të mbahet

Pezullohet greva e Qendrës Shtetërore për Provime në RMV, matura shtetërore do të mbahet

Sindikata e Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP) me kumtesë me shkrim dhe mesazh drejtuar maturantëve dhe ministrit të Arsimit dhe Shkencës njoftoi se e pezullon grevën.

“Masat dhe presionet e dhunshme të ministrit Shaqiri duke tentuar të vendosë persona të jashtëm në procesin e maturës shtetërore – proces i cili është me shkallë të lartë të fshehtësisë, do ta vë në pikëpyetje vlefshmërinë dhe rezultatet e maturës. Të punësuarit në Qendrën Shtetërore të Provimeve, si ekspertë të fushës dhe persona me integritet të lartë dhe ndjenjë të përgjegjësisë shoqërore, vendosën të shtyjnë luftën për të drejtat e tyre për jetë dinjitoze në interes të së ardhmes sonë. Me këtë njoftim greva është pezulluar!”, thuhet në njoftimin e QSHP në mesazhin për maturantët.

Në mesazhin drejtuar ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, nga ana tjetër, theksojnë se të gjitha përpjekjet e tij të mëparshme për zgjidhjen e problemit, e me këtë edhe premtimet që u kanë bërë maturantëve në media, janë në kundërshtim me dispozitat e Rregullores për procedurat e fshehtësisë së përgatitjes, shtypjes, shpërndarjes, ruajtjes dhe vlerësimit të materialit të provimit, miratuar nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës nga 31.3.2014.


“Me përpjekjen tuaj të realizoni maturë pa përfshirjen e të punësuarve në QSHP, Ju do të kishit qenë ai që do të kishit dëmtuar maturantët!”, i thonë ministrit Shaqiri nga Sindikata e Qendrës Shtetërore të Provimeve.

Sindikata e QSHP-së e filloi grevën më 25 prill me kërkesë për paga më të larta për 29-të të punësuar dhe pëlqim për marrëveshjen e tyre kolektive. Sindikata i ndërpreu të gjitha proceset për të cilat QSHP është kompetente, ndër të cilat edhe provimi i maturës shtetërore që duhet të fillojë më 27 maj.

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Kalo në kategori