LAJMI I FUNDIT:

Peterle: Është një atmosferë pozitive

Peterle: Është një atmosferë pozitive

Shefi i misionit vëzhgues të BE-së, Alojz Peterle, ka qëndruar sot në Qendrën e votimit në Fakultetin Filologjik ku është shprehur i kënaqur me ecurinë e zgjedhjeve deri në këtë orë.

Ai tha se në përgjithësi procesi zgjedhor  po shkon mirë.

“Jam i kënaqur që vëzhguesit e misionit evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve raportuan këtë mëngjes për një atmosferë të qetë, procedurat po respektohen dhe ne u informuam vetëm për disa probleme teknike. Disa qendra votimi u hapën pak më vonë, por në përgjithësi, procesi zgjedhor po shkon mirë dhe në një atmosferë të mirë, në një atmosferë pozitive. Ajo që kam parë këtu në Prishtinë, është një atmosferë pozitive dhe e qetë, kështu që ne dëshirojmë që gjithë ditën të vazhdojë me një atmosferë të tillë”, tha Peterle.


I pyetur për disa raportime se në veri të vendit, se serbët kanë pasur mundësinë të votojnë me dokumente të tjera, gjegjësisht me ato të Serbisë, ai tha se monitoruesit e misionit nuk kanë raportuar për probleme të tilla.

“Deri më tani, monitoruesit tanë nuk kanë raportuar për ndonjë problem me karta të identitetit dhe ne nuk kemi informacion për ndonjë rast ku dikujt i është refuzuar votimi. Procesi zgjedhor deri me tani ka shkuar mire, nuk ka probleme të raportuara”, tha Peterle.

Ai uroi që kjo ditë të kalojë me po të njëjtën atmosferë, pasi që, që nga mëngjesi situata ka qenë e qetë dhe me shumë pak probleme, duke shtuar se shpreson se misioni vëzhgues i BE-së do të jap vlerësime pozitive rreth këtij procesi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori