Pete Davidson dhe Elsie Hewitt në pritje të fëmijës së parë

Pete Davidson dhe e dashura e tij, modelja britanike Elsie Hewitt, kanë zbuluar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, vetëm disa muaj pasi e bënë publike lidhjen e tyre në mars të këtij viti.
Çifti ndau lajmin e lumtur në rrjete sociale me një postim ku Davidson shfaqet pa bluzë duke përqafuar barkun e rrumbullakosur të Elsiet.
Ata ndanë gjithashtu foto nga festa e shtatzënisë, skanime të foshnjës dhe vizita në ekografi.

Lajmi vjen dy muaj pasi Elsie zbuloi për “DailyMail.com” se kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale për endometriozë, një gjendje që mund të shkaktojë dhimbje të forta dhe vështirësi për të mbetur shtatzënë.
Ajo tha se ndihej shumë më mirë pas operacionit dhe vlerësoi kujdesin e Pete-it, duke theksuar se është shumë i përkushtuar ndaj saj.

Çifti pritet të mirëpresë fëmijën gjatë dimrit dhe, sipas burimeve pranë familjes, janë “të lumtur dhe të emocionuar” për këtë kapitull të ri.
Davidson, i cili është bërë i njohur për jetën e tij të turbullt personale dhe lidhjet me figura të famshme, është bërë më i rezervuar kohët e fundit, sidomos që nga momenti kur u bë i matur vitin e kaluar.
Kjo periudhë e lumtur vjen për Pete gati 24 vite pas një prej humbjeve më të mëdha në jetën e tij - vdekjes së babait të tij, Scott Davidson, i cili u vra në moshën 33-vjeçare gjatë sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001.
Scott ishte zjarrfikës në New York dhe humbi jetën duke u përpjekur të shpëtonte njerëz në hotelin Marriott World Trade Center, që ndodhej mes kullave binjake dhe u shkatërrua nga kolapsi i tyre. Pete ishte vetëm 7 vjeç në atë kohë. /Telegrafi/


























































