Peshkatari amerikan kapi “bishën” e frikshme që duket si aligator, imazhi shkaktoi debat në rrjetet sociale

Një peshkatar kapi një ‘bishë’ ujore të pazakontë në juglindje të Teksasit, duke vendosur një rekord të ri, sipas zyrtarëve.
I riu kapi të ashtuquajturin aligator gar, i cili është një nga peshqit më të mëdhenj të ujërave të ëmbla në Amerikën e Veriut, transmeton Telegrafi.
Emrin e ka marrë sepse i ngjan aligatorit për shkak të kokës me majë dhe dhëmbëve të mprehtë. Ata shpesh quhen “fosile të gjalla”, sepse përmbajnë disa karakteristika morfologjike të paraardhësve të tyre nga miliona vjet më parë.
Një aligator gar prej 94 kilogramësh i nxjerrë nga liqeni Corpus Christi, është më i madhi që liqeni ka parë ndonjëherë, njoftoi Departamenti shtetëror i Parqeve dhe Kafshëve të Egra.
Zyrtarët ndanë një fotografi të një peshku më të gjatë se një person i shtrirë në breg pranë tij. Sipas zyrtarëve, aligatori gar u lirua pasi u bë fotografia.
“Shumë të lumtur që e lanë bishën e vjetër të luftojë përsëri. Nuk do të notojë më në këtë liqen”, shkroi një përdorues.
Edhe pse ka një emër dhe pamje të frikshme, aligatori gar, megjithatë, sipas mediave vendase, nuk përbën kërcënim për njerëzit dhe nuk ka raste të konfirmuara që të sulmojë njerëzit.
Shumë kanë pyetur veten se sa vjeç mund të jetë një krijesë si kjo. Është e vështirë të thuhet me siguri, por aligatori 2.13 metra i gjatë duhet të jetë rreth 40 vjeç, sipas TPVD.
Dihet se ato rriten deri në dy metra e gjysmë, duke arritur një peshë prej 135 kilogramësh. Aligatori gar më i madh i njohur, i kapur në vitin 2011 në Misisipi, peshonte 148 kilogramë dhe vlerësohej të ishte të paktën 95 vjeç.
Rekordi i Teksasit ka qenë në fuqi që nga viti 1953, kur një peshkatar kapi një gar prej 137 kilogramësh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta” – si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Izraeli nuk do të gjejë paqe pa themelimin e shtetit palestinez – thotë Erdogan

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës