Këto janë disa fakte në lidhje me kryeveprën e Francis Ford Coppola-s që përshtati filmin nga romani i Mario Puzo-s, e që u shfaq në New York 44 vjet më parë (më 15 mars, 1972). Filmi “Kumbari” cilësohet gjerësisht si një nga më të mirët të historisë së kinematografisë.
1. Francis Ford Coppola ishte në rrezik shkarkimi gjatë produksionit
Francis Ford Coppola nuk ishte regjisori i parë i Paramount Pictures që kishte në mendje “The Godfather”. Elia Kazan, Arthur Penn, Richard Brooks, dhe Costa-Gavras të gjithë këta e refuzuan këtë punë. Dhe, pasi filmimi nisi, drejtuesve nuk po u pëlqente shumë drama me të shtëna e Coppola-s. Ata donin një film me gangsterë më banalë dhe kështu deshën ta hiqnin atë.
2. Coppola luftoi për të mbajtur logon e famshme
Studio fillimisht donte të hiqte portretin e dorës me marionetën që ishte si logo filmi, por Coppola këmbënguli në mbajtjen e tij, sepse Puzo, autori i librit e kishte bashkë-shkruar skenarin me të.
3. Ai luftoi edhe për të mbajtur historinë si një dramë periodike
Duke marrë parasysh kostot, Paramount i kërkoi Copola-s të modernizonte skriptin që filmi të merrte pjesë në periudhën e vitit 1972 dhe xhirimet e filmit të bëheshin në Kansas, duke qenë se në New York ishte shumë shtrenjtë. Por, Coppola përsëri i bindi që ta mbanin ngjarjen në New Yorku të pas-Luftës së Dytë Botërore për të ruajtur integritetin e filmit.
4. Darkat familjare i ndihmuan të gjithë të hynin në karakter
Coppola mbante seanca të improvizuara prove për t’i future personazhet në karakter gjatë vakteve të familjes. Coppola kërkonte që secili personazh të jepte më të mirën e mundshme dhe t’i shihte provat si një element kryesor.
5. Paramount nuk donte Marlon Brando-n për rolin kryesor
Kur Coppola fillimisht përmendi Brando-n si një mundësi për Vito Corleone-n, kreu i Paramount, Charles Bluhdorn, i tha Coppola-s se ky aktor nuk do të “shfaqej kurrë në një xhirim të filmave Paramount”. Por, pasi u provua Laurence Olivier si Vito, u arrit në pajtim që të merrej Brando, por me tre kushte: Duhet të bënte një provë në ekran; do ta bënte filmin falas; do të paguante nëse çdo gjë nuk shkonte siç duhej. Kur iu bë testi, drejtuesve u pëlqeu aq shumë Brando sa ia hoqën të dy kushtet e tjera dhe e morën në film.
6. As Al Pacino nuk ishte zgjedhja e parë
Studio donte që Robert Redford ose Ryan O’Neal të luante rolin e Michael Corleone, por Coppola gjithmonë kërkonte Al Pacino-n. Aktorë të tjerë, si Martin Sheen dhe James Caan (të cilët provuan të luajnë dhe Sonny-n), u testuan më parë për këtë rol.
7. Robert DeNiro bëri audicion për rolin e Sonny-t
Robert De Niro bëri audicion për rolin e Sonny-t, por Coppola mendonte se personaliteti i tij ishte shumë i dhunshëm për atë rol. De Niro më pas mori rolin e Vito Corleone-s kur ishte i ri në pjesën e dytë të “Kumbarit” dhe fitoi çmimin Aktori më i mirë Mbështetës.
8. Coppola e la jashtë skenën e dasmës dhe e ktheu atë në stilin guerilës
Për t’i shtuar sa më shumë ndjenjë realiteti skenës së dasmës, edhe pse kishte vetëm dy ditë për ta xhiruar, Coppola e la kastin e aktorëve të improvizonin në prapaskenë dhe më pas xhiroi skenat që dëshironte.
9. Coppola i kthente gabimet në avantazh
Lenny Montana, që luajti rolin e Luca Brasi-t, ishte një mundës profesionist përpara se të bëhej aktor. Ai ishte aq nervoz në kryerjen e rolit të tij, sa që nuk arriti të xhironte as edhe një sekuencë gjatë një dite të tërë xhirimi. Duke mos pasur kohë, Coppola ndërroi skenën e Luca Brasi-t.
10. Kompleksi Corleone ishte një vend i vërtetë
Rezidenca u nxor në shitje në vitin 2014 për tre milionë dollarë, një çmim ky që tani vështirë se refuzohet.
11. Macja e Kumbarit ishte gjetje e momentit
Gjatë xhirimeve të përditshme, Coppola-s i kalonte shpesh nëpër këmbë një mace. Një ditë ai e kapi macen dhe i tha Brando-s që të improvizonte me të. Macja dukej që e donte aktorin aq shumë sa që shkonte në prehrin e tij gjatë gjithë ditës.
12. Pacino i përshtatej shumë mirë situatave
Ai ka ndenjur një ditë të tërë me nofull të mbyllur gjatë xhirimeve të para, pasi personazhi i tij u godit me grushte në fytyrë.
13. Koka famëkeqe e kalit ishte e vërtetë
Koka e kalit në shtratin e producentit të filmit nuk ishte e rreme. Produksioni mori një kokë të vërtetë kali nga një kompani ushqimi qensh.
14. Brando pranoi rolin e Vito-s nëse do të hiqej Burt Reynolds
Marlon Brando pranoi të luante rolin e Vito Corleone-s me kushtin që Burt Reynolds, i cili do luante rolin e Sonny-t, të mos ishte i tillë. Brando e shihte atë si shumë të vakët për të qenë një yll televiziv.
15. Në fillim mendohej një ndërprerje e filmit
Filmi 175 minuta është më i gjatë se sa filmat standardë të Hollywood-it, dhe në fillim mendohej të përfshihej një ndërprerje në mes të filmit. Por, kjo ide i bënte producentët të besonin se do të ulte vrullin e audiencës për të parë filmin. /Tirana Observer/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme