LAJMI I FUNDIT:

Pesë të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore

Pesë të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, më 24 tetor 2016, rreth orës 11:00, në Fushë Kosovë, pas një hetimi të bërë ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprat penale ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘shërbime seksuale’.

Si vazhdimësi e hetimeve intensive nga njësitet relevante policore, sot është arritur të identifikohet edhe i dyshuari i pestë me radhë, me dyshimin e bazuar për përfshirje në të njëjtin rast të trafikimit me njerëz.


Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë: I.K 1993, Xh.B 1962, A. A 1999, B.G 1995, Sh. P 1949.

Me këtë rast janë identifikuar edhe dy viktima të mitura, të cilat dyshohet se janë shfrytëzuar nga të dyshuarit e arrestuar për shërbimet seksuale.

Dy viktimat pas intervistimit janë trajtuar sipas procedurave standarde të veprimit, për asistim dhe mbështetje të viktimave.

Lidhur me këtë rast, me vendim të prokurorit katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse e dyshuara A.A. e mitur është dërguar në mbajtje për 24 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori