LAJMI I FUNDIT:

Pesë të arrestuar gjatë një aksioni në Tiranë

Pesë të arrestuar gjatë një aksioni në Tiranë

Pesë shtetas janë arrestuar në Tiranë gjatë orëve të fundit për vepra të ndryshme penale.

Veprat që rëndojnë mbi ta janë “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, “Dhunim banese” si dhe “Dhunë në familje”.

Njoftimi i policisë


5 shtetas të arrestuar gjatë orëve të fundit për vepra të ndryshme penale nga strukturat e D.V.P. Tiranë.

Strukturat e D.V.P.Tiranë në vijim të punës për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë orëve të fundit kanë bërë arrestimin në flagrancë të 5 shtetasve për vepra të ndryshme penale, konkretisht:

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim” i shtetasve:

– E. A., 26 vjeç, banues në Tiranë;
– E. N., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Tek “Pallati me Shigjeta” gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e policisë shtetasve E. A., dhe E. N., i’u gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 17.6 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kanabisi.

Nga Komisariati i Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Dhunim banese”, “Shkatërrim prone” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike“, i shtetasit:

– Xh. P., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Tish Daija” ky shtetas është futur me dhunë në banesën e shtetases F. D., dhe i ka dëmtuar orenditë shtëpiake. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë këtij shtetasi i është gjetur dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike Kanabisi.

Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje”, i shtetasit:

– F. L., 31 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak” dhe “Dhunë në familje”).

Ky shtetas në banesë ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait, shtetasit T. L.

Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Vorë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje”, i shtetasit:

– S. L., 35 vjeç, banues në Vorë

Ky shtetas në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe nënës së tij, shtetasve M. L., dhe T. H., të cilave iu plotësua urdhëri i menjëhershëm i mbrojtes.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori