Sot janë bërë pesë muaj nga zhdukja e biznesmenit Bedri Rexhepi. Me datën 8 prill 2021 ai u zhduk në rrethana misterioze dhe akoma deri më tani nuk dihet asgjë për fatin e tij. Familjarëve po iu mbaron durimi duke thënë se po shqyrtojnë edhe mundësinë edhe të kërkesës për ndërrimin e prokurores së rastit.
Pesë ditë pas zhdukjes së Bedriut, me urdhër të prokurorisë është arrestuar Jeton Vllasaliu që bazuar në prova dyshohet se ka gisht në rrëmbimin e Bedriut. I njëjti gjendet në paraburgim.
Familjarët ngrenë dyshime në punën e prokurorisë, për arsye që informacionet që kanë janë se i dyshuari Jeton Vllasaliu pas rrëmbimit të vëllait edhe përkundër dyshimeve të bazuara ka qëndruar edhe 5 ditë i lirë dhe nga arrestimi i tij përpjekjet për intervistim dhe nxjerrjen e informacioneve kanë qenë minimale.
Gjithashtu sipas informacioneve që kanë familjarët ka edhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni për fatin e Bedriut por të cilët janë familjarë të dyshuarit dhe edhe ndaj tyre nuk është ndërmarrë asnjë masë dhe ata janë të lirë. Familjarët thonë se kanë edhe shumë arsye të tjera për të cilat dyshojnë se puna e institucioneve për gjetjen e Bedriut nuk është bërë deri tani sa dhe si duhet.
“Prokurorët nuk e kanë fare parasysh që ne jetojmë që 5 muaj me ankth, kjo për shkak që ata nuk janë duke kërkuar njeriun e tyre dhe nuk bashkëndjejnë me neve si familjarë. Po ashtu, ne kemi dyshimet tona që kjo zhagitje po ndodhë për shkak që prokurorët janë duke shikuar mundësinë e ngritjes së aktakuzës me provat që kanë por pa e gjetur Bedriun dhe kjo pastaj do të vështirësonte edhe më shumë zbardhjen e rastit. Ne si familjarë kemi të angazhuar 3 avokatë për këtë rast por të njëjtit pothuajse asnjëherë nuk janë kontaktuar nga prokuroria e as nga policia për t’u informuar për veprimet që janë ndërmarrë ose që do të ndërmerren”, thotë vëllai i Bedriut, Vedat Rexhepi.
Ai shton se si ngushëllim, atyre iu është thënë se ka shumë persona të pagjetur që nga lufta. Mirëpo, për at kjo nuk qëndron dhe kërkojnë përgjegjësi nga institucionet e vendit.
“Neve si shenjë ngushëllimi na janë thënë disa herë shprehje që ka persona që nga lufta janë të zhdukur, por ky arsyetim është i pabaze për shkak që të zhdukurit e pasluftës kanë qenë viktima të Serbisë që të gjithë mekanizmat shtetërorë i ka aktivizuar, kurse neve na është zhdukur në vitin 2021 familjari ynë dhe personi i cili e ka rrëmbyer dihet dhe gjendet në paraburgim. Andaj përkundër faktit që ne i kemi arsyetuar edhe institucionet tona deri tani tash ka ardhur koha që të kërkojmë përgjegjësi. Dhe sado të rralla dhe duke i shmangur takimet me ne prokuroria, prape kemi gjetur rrugë që t’i takojmë rrallë, por informacionet janë sikur ditët e para kur është zhdukur vëllai ynë dhe asgjë e re”, vijoi Vedati.
Ai thotë se do të kërkojnë që prokuroria të shtojë veprimet për zbardhjen e fatit të vëllait të tyre, ndërsa thekson se mund të kërkojnë që të ndërrohet edhe prokurori i rastit. Aktualisht rasti është i prokurores Fitore Sadikaj.
“Ne do të kërkojmë pa ndalë nga prokuroria që të shtojnë veprimet deri në zbardhjen e fatit të vëllait tone, dhe duhet edhe prokuroria të na kenë në konsideratë për shkak që kërkojmë njeriun tonë. Meqenëse është bërë kohë e gjatë pa asnjë përgjigje për vëllain ditëve në vazhdim do të shqyrtojmë mundësinë edhe të kërkesës për ndërrimin e prokurores, e në çfarëdo rasti që është bërë neglizhencë do të kërkojmë kudo që është mundësia për përgjegjësi për secilin zyrtar që ka neglizhuar rastin”, vijoi Vedati.
KosovaPress kishte tentuar që të marrë një qëndrim nga Prokuroria Themelore e Prishtinës rreth pretendimeve të familjarëve se rasti po neglizhohet dhe se pse i dyshuari i rastit ishte lënë i lirë për pesë ditë, por përgjigjja e tyre ka qenë se rasti po trajtohet me seriozitet.
“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se, Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, është duke punuar me seriozitetin maksimal dhe me të gjitha kapacitetet që disponon në koordinim të plotë më Policinë e Kosovës. Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast, me urdhër të njëjtit është ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Rrëmbimi” dhe një (1) person i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi”, “Shantazhi”, “Prezantimi i rremë si person zyrtar “, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Manipulimi me prova”, të parapara sipas KPRK-së, të njëjtit ende ndodhen nën masën e paraburgimit. Prokuroria ka bashkëpunuar edhe me strukturat e sigurisë së Kosovës, si KFOR-i, FSK-ja, etj, mirëpo deri më tani nuk kemi arritur ta identifikojmë vendndodhjen e tani të dëmtuarit B.R. Po ashtu, ju njoftojmë se prokurori i çështjes në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, janë duke punuar intensivisht për sqarimin e plotë të rastit në fjalë”, ka qenë përgjigjja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Serwer: Për situatën në veri, SHBA-ja po mbështet 100 për qind Serbinë

Kurti për The Guardian: Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Hoxha: Kurti mund të shkarkohet apo të dorëhiqet

Spahiu: Çdo minut që Kosova nuk e largon Albinin, largohet me vite nga Perëndimi

Kryetari i Zubin Potokut: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA-së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër

Presidenti kroat komenton zhvillimet në veri: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur

Imagine Films Sh.P.K

Nina Boxes NPSH

Imagine Films Sh.P.K

Brace Law

NextSEO

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje
Më të lexuarat

Serwer: Për situatën në veri, SHBA-ja po mbështetë 100 për qind Serbinë

Kurti për The Guardian: Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Hoxha: Kurti mund të shkarkohet apo të dorëhiqet

Si t'i njohim huliganët në një protestë: Këto janë detajet që i dallon ata, tregon eksperti serb

Presidenti kroat komenton zhvillimet në veri: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur

Kryetari i Zubin Potokut: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA-së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër