Shkolla e mesme teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë është mbyllur për shkak të COVID-19. Pesë mësimdhënës janë infektuar me virusin SARS-COV-2, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e stafit është mbi moshën 60-vjeçare.
Kjo është konfirmuar për KosovaPress nga drejtori i Arsimit të Komunës së Gjakovës, Gjevalin Nikollbibaj, që deklaroi se ky është rasti i parë që një shkollë publike mbyllet në këtë komunë.
Nxënësit e kësaj shkolle tashmë do të ndjekin mësimin sipas skenarit C të përgatitur nga Ministria e Arsimit që do të thotë se do të jetë mësim në distancë.
“Sot është rasti i parë (i mbylljes së një shkolle), është shkolla e mesme ‘Nexhmedin Nixha’ në Gjakovë që ka kaluar në mësim online me rekomandimin e Institutit të Shëndetësisë. Janë pesë mësimdhënës për arsye se një pjesë e tyre, ose 17 përqind e tyre, janë mbi moshën 60-vjeçare, dhe kjo është ndër arsyet kryesore që kemi marrë vendim të shkojmë ne skenarin C”, ka thënë Nikollbibaj për KosovaPress.
Përpos mbylljes së kësaj shkolle, edhe tri klasë të tjera nga të shkollave të tjera kanë kaluar në mësim online pas rasteve pozitive me COVID-19.
Aktualisht, Komuna e Gjakova gjithsej numëron 24 mësimdhënës të infektuar me COVID-19, ku prej prej tyre dy janë edukatore të Institucionit Parashkollor “Ganimete Tërbeshi”.
Nikollbibaj para mikrofonit të KosovaPress konfirmoi se edhe 15 nxënës janë infektuar, duke përfshirë edhe tri fëmijë të kopshtit të lartpërmendur.
“Numri i përgjithshëm i mësimdhënësve (të infektuar) është 24, i nxënësve është 15. Nga ky numër, dy janë edukatore dhe tre janë fëmijë të kopshtit. Janë tri klasë që mbajnë mësim online”, ka thënë Nikollbibaj.
Nikollbibaj thekson se masat anti-COVID për mbarëvajtjen e procesit mësimor po zbatohen nëpër institucionet arsimore të komunës së Gjakovës dhe task-forca e ngritur për mbikëqyrje është vazhdimisht në terren.
“Situata ka filluar të ketë ndryshime të vogla në sistemin e arsimit për momentin, por është e menaxhueshme. Do të thotë po mbahet distanca, higjiena, ka matje të temperaturës. Ne jemi në lëvizje me task-forcën që e bëjnë monitorimin e shkollave. Nuk është për panik, por numrat kanë filluar të lëvizin ndopak”, thotë Nikollbibaj.
Nikollbibaj ka apeluar që të bëhet kujdes dhe të respektohen në vazhdimësi masat për mbrojtje ndaj pandemisë, në mënyrë që të mos ketë rritje të rasteve me virusin COVID-19.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Haradinaj: Kosova nuk mund të përparojë pa miq, NATO është çelësi i sigurisë dhe përparimit
Përmbyset kamioni me tulla, trafik i rënduar në autostradën Lushnje-Fier
I bllokohet arma në një poligon të Novobërdës, por më pas aksidentalisht i shkrepi arma duke qëlluar një zyrtar policor
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës