LAJMI I FUNDIT:

Pesë mënyra për të nxjerrë në pah sytë tuaj në mënyrë të përsosur me ngjyrën blu

Pesë mënyra për të nxjerrë në pah sytë tuaj në mënyrë të përsosur me ngjyrën blu

Nga sezoni në sezon na presin risi që ose i pranojmë me entuziazëm ose mezi presim të kalojë aktualiteti i tyre

Hijet blu të ndezura, eyeliner dhe bojë për vetulla janë sërish në trend dhe njoftimet e zhurmshme u bënë muaj më parë nga vajzat e IT-së në botë, Hailey Bieber, Kendall Jenner dhe Selena Gomez, të cilat mbanin nuanca blu në sytë e tyre, si dhe Zendaya, e cila zgjodhi një manikyr blu.

Këto zonja të famshme nisën një trend që tashmë po përjeton një shpërthim dhe duket se ngjyrat blu në dukjet e grimit nuk do të mungojnë as në muajt në vijim.


Kur bëhet fjalë për modën e lartë, marka të tilla si Versace, Jil Sander, AZ Factory, Pierre Cardin dhe Etro kanë prezantuar grimin blu në shfaqjet e tyre, duke eksploruar të gjithë paletën nga tonet e ftohta metalike të viteve nëntëdhjetë deri tek eyeliner blu e thellë, transmeton Telegrafi.

Më poshtë ju sjellim pesë këshilla për ta përdorur ngjyrën blu në grimin tuaj

Tonet e ftohta të viteve 2000

Referencë janë nuancat e buta që kalojnë në tone pastel, me një shkëlqim metalik në ngjyrë të argjendtë, duke krijuar efektin e grimit “frosty” (të akullt). Ky stil rikujton supermodelet e viteve ’90 dhe tashmë është përqafuar nga fytyra të njohura si Iris Law dhe Lily-Rose Depp.

‘Smokey eyes’ guximtar

Zëvendësoni versionin klasik në ngjyrë kafe, të zezë apo gri me nuanca blu, një ndryshim që do t’ju veçojë nga të tjerët dhe do t’ju nxjerrë nga zona e rehatisë së grimit tradicional.

Vija të theksuara

Kur bëhet fjalë për grim të guximshëm, vijat e theksuara të eyeliner-it, trekëndëshat, vijat apo forma të tjera gjeometrike në qepallë krijojnë një pamje eklektike, ndoshta e tepruar për përditshmëri, por perfekte për momente të veçanta dhe plot origjinalitet.

Deti në sy

Ngjyra blu e çelët e aplikuar në të gjithë qepallën kombinohet në mënyrë ideale me tonet e buta të pjeshkës në faqe.

Maskara blu

Përdoreni kur nuk vendosni hije blu në sy, për një pamje më të butë. Përputhet mrekullisht me tone të arta apo kafe, si dhe me një vijë të thjeshtë të eyeliner-it. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Sheikha Moza, në moshën 65-vjeçare, mahniti në ekspozitën e dedikuar modës

Sheikha Moza, në moshën 65-vjeçare, mahniti në ekspozitën e dedikuar modës

Moda
Qëndrimi në diell me rroba banje të lagura krijon ambient ideal për baktere dhe kërpudha

Qëndrimi në diell me rroba banje të lagura krijon ambient ideal për baktere dhe kërpudha

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Cilat ngjyra ju rinojnë, e cilat ju bëjnë të dukeni edhe më të moshuara?

Cilat ngjyra ju rinojnë, e cilat ju bëjnë të dukeni edhe më të moshuara?

Moda
Psikologu nga Kosova paralajmëron prindërit: Mos ua blini fëmijëve arushin Labubu

Psikologu nga Kosova paralajmëron prindërit: Mos ua blini fëmijëve arushin Labubu

Fëmija juaj
Pesë fraza që çdo fëmijë i rritur dëshiron dhe i pëlqen t'i dëgjojë

Pesë fraza që çdo fëmijë i rritur dëshiron dhe i pëlqen t'i dëgjojë

Fëmija juaj
Prindërit tuaj ju rritën mirë nëse keni këto katër zakone të përditshme

Prindërit tuaj ju rritën mirë nëse keni këto katër zakone të përditshme

Fëmija juaj
Kalo në kategori