Pesë maska për fytyrën që mund t`i përgatisni fare thjeshtë
Gjithmonë e më shumë po ndërgjegjësohemi për kujdesin ndaj lëkurës dhe tashmë e dimë rëndësinë që kanë maskat për një lëkurë të pastër dhe të shëndetshme
Maska largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe bën një pastrim më të thellë të saj. Në treg mund të ekzistojnë lloje të ndryshme maskash, por asnjëherë nuk jemi të sigurt për përbërësit e tyre, prandaj ku ka më mirë sesa ta përgatisësh vetë atë.
Përveçse do të jeni të sigurt për atë që vendosni në fytyrë, kostoja do të jetë minimale, pasi mund ta përgatisni me përbërësit që ju ndodhen në kuzhinë.
Më poshtë po ju sjellim pesë lloje ‘scrub’-esh që mund t`i përgatisni në kushte shtëpie dhe mund të zgjidhni atë që më shumë i përshtatet lëkurës suaj.
Maskë me tërshërë
Ju duhen:
– ½ filxhani tërshërë
– Ujë
Vendosni tërshërën në blender derisa të bëhet e imët. Shtojini ujë derisa përbërja të bëhet në formë paste dhe masazhoni butësisht fytyrën dhe qafën.
Maskë me sodë buke
Ju duhen:
– 1 lugë gjelle sodë buke
Ky është një maskë e thjeshtë për t`u bërë. Merrni një sasi të vogël nga pastruesi i fytyrës dhe shtoni sodën e bukës, kështu keni krijuar një produkt që do të shërbejë edhe si pastrues.
Maskë me mjaltë dhe sheqer kafe
Ju duhen:
– 1 lugë gjelle sheqer kafe
– 1 lugë gjelle mjaltë
Përzieni sheqerin me mjaltin dhe masazhoni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, në mënyrë që të mos dëmtoni lëkurën tuaj. Shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.
Maskë me kafe dhe vaj
Ju duhen:
– 1 lugë gjelle llum kafeje
– 1 lugë gjelle vaj (ulliri, jojobe etj., mund ta zgjidhni sipas preferencës)
Mos e hidhni poshtë llumin e kafes, pasi mund ta përdorni për të bërë një maskë, thjesht duke i shtuar vaj. Mund ta zgjidhni vajin sipas preferencës.
Maskë me oriz kafe dhe të bardhë veze
Ju duhen:
– 2 lugë gjelle oriz kafe
– Një e bardhë veze
Bluajeni orizin kafe derisa të bëhet i imët dhe shtoni të bardhën e vezës për të formuar një pastë. Masazhojeni me lëvizje rrethore dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
11 mënyra natyrale për të pasur më shumë qumësht gjiri
Udhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Mbretëresha Mary në publik për herë të parë pasi mori titullin e saj të ri
Çka është mezoterapia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë