Le ta pranojmë, sa herë ka ndodhur të keni gabuar në diçka dhe më pas kërkimi i faljes ka ardhur me shumë sforcim. Mos u shqetësoni, sepse nuk jeni të vetmit!
Ky ngurrim për të kërkuar falje është një qasje që e kanë shumë njerëz dhe ka disa arsye që qëndrojnë pas kësaj.
Ja pesë prej tyre:
1. Duan të mbrojnë egon e tyre
Ndonjëherë, pranimi i fajit mund të nxjerrë në pah anën e brishtë të egos, gjë që “kërcënon” deri diku imazhin e ndërtuar në punë, familje, shoqëri etj.
2. Kanë vështirësi për të kuptuar ku kanë gabuar
Nëse keni pasur ndonjëherë një mik që duket se nuk e kupton ku ka gabuar, ai/ajo mund të ketë probleme në leximin e atyre që njihen si “shenja sociale”, pra rregullave se si funksionon një shoqëri e caktuar. Edhe nëse u tregoni atyre se duhet të kërkojnë falje, sërish do ta kenë të vështirë për të kuptuar pse është e nevojshme, shkruan Parade.
3. Atyre u mungon inteligjenca emocionale
Disa njerëzve mund t’u mungojë inteligjenca emocionale (aftësia për të menaxhuar emocionet tuaja dhe për të kuptuar emocionet e njerëzve përreth). Kur dikush ka pak ose absolutisht aspak inteligjencë emocionale, ata kanë vështirësi për të njohur ndikimin e veprimeve të tyre tek të tjerët, përfshirë edhe mungesën e një faljeje.
4. Ndihen të pasigurt ose të turpëruar për diçka
Ndodh që edhe pse këta persona janë të vetëdijshëm 100% se kanë gabuar dhe duhet kërkuar falje, ata mund të kenë frikë të duken të dobët ose të pasigurt. Pranimi i gabimit sipas tyre nxjerr hapur papërsosmëritë, duke i lejuar të tjerët t’i kritikojnë sesi e kanë trajtuar një situatë të caktuar, citon Anabel.
5. Kanë frikë nga hakmarrja
Kur një person nuk mund të kërkojë falje, nuk do të thotë gjithmonë se po e bën këtë me keqdashje. Ata mund të kenë frikë nga hakmarrja ose një rezultat tjetër negativ, kështu që në vend që të kërkojnë falje, ata përpiqen ta shmangin atë me çdo kusht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Çfarë janë rrezet ultravjollcë
Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe