Pesë arsye që duhet t’ju bëjnë të vazhdoni të besoni se La Liga është një nga ligat më të mira në botë

La Liga dikur ishte shtëpia e yjeve. Ishte vendi ku luanin dy lojtarët më të mirë në botë dhe padyshim të të gjitha kohërave – Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, dhe kishte shumë më tepër talent përtej atyre të dyve.
Tani me kalimit e Messit në Paris Saint-Germain, La Liga është zhvlerësuar, por ende ka shumë gjëra që e bëjnë atë të vlejë shumë.
Marca ka zgjedhur disa nga gjërat interesante që e bëjnë këtë kampionat të madh.
1. Barazia mes kundërshtarëve
Me Real Madridin dhe Barcelonën të dyja me probleme, gara për titull është e hapur, me kampionët në fuqi Atletico Madridin që do të kërkojnë të mbrojnë titullin e tyre.
Barcelona dhe Real Madrid mbeten aty, por Atletico dhe Sevilla nuk mund të përjashtohet për sezonin 2021/22 në luftën për titull, sikurse që ndodhi një vit më herët.
2. Talentet e ri
Sergio Ramos dhe Messi janë larguar këtë verë, por ka shumë talente. Pedri është shembulli më i mirë i kësaj, dhe ai do të fillojë sezonin e tij të dytë në nivelin më të lartë. Pasi ka luajtur 73 ndeshje sezonin e kaluar dhe është gati të kthehet në stërvitje.
3. Lojtarët e suksesshëm… në të kaluarën?
Ka ende shumë lojtarë elitar në Spanjë, por ka shumë pikëpyetje që varen mbi shumë prej tyre. Eden Hazard dhe Gareth Bale ditë më të mira mund të jetë pas tyre, dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për nënshkrime e reja si Sergio Aguero në Barcelonë dhe Erik Lamela në Sevilla.
Ata kanë akoma shumë për të dhënë, por për një arsye apo një tjetër ata nuk kanë arritur më të mirën e tyre në dy sezonet e fundit.
4. Klube historike janë kthyer
Rayo Vallecano, Real Mallorca dhe Espanyol janë të gjitha përsëri në nivelin e lartë sezonin e ardhshëm.
Ata me siguri do të përpiqen të mbijetojnë ndaj klube si mirë Getafe, Levante, Elche, Cadiz dhe disa të tjerë.
5. Çfarë ka ardhur dhe duhet të shihet
Shumë lojtarë kanë mbërritur këtë verë, me David Alaba, Rodrigo De Paul, Memphis Depay dhe Eric Garcia që janë disa nga emrat më të spikatur.
Klubet e La Liga nuk kanë paratë që kishin dikur, por emra si Kylian Mbappe dhe Erling Haaland ende lidhen rregullisht me lëvizjet e mundshme në Spanjë në të ardhmen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ka ndërruar jetë Oliver Miller, basketbollisti më me mbipeshë në historinë e NBA

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

UEFA lëshon letër zyrtare për penalltinë e diskutueshme të Julian Alvarez

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker