Roma ka shënuar fitore në udhëtim te Pescara me rezultat 4-1.

Giallorossët i janë kthyer fitoreve në Serie A duke e mposhtur Pescaran, e cila edhe zyrtarisht nuk do jetë pjesë e nivelit më të lartë të futbollit italian për sezonin e ardhshëm.


Golat në këtë takim u shënuan nga Ahmad Benali (83’) për vendasit, ndërsa Kevin Strootman (44’), Radja Nainggolan (45’) dhe Mohamed Salah (48’, 70) për Romën.

Lojtari më i vlerësuar i këtij takimi ishte pikërisht Salah me notën 9.1, ndërsa nota më e ulët shkoi për mbrojtësin Andrea Coda, që u vlerësua me notën 5.5.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe shqiptari Ledian Memushaj, i cili ishte më i vlerësuari te skuadra e tij me notën 6.9. /Telegrafi/

Pescara:

Roma: 

telegrafi sport app