LAJMI I FUNDIT:

Përzgjedhësi Hadar dhe kapiteni Berisha të lumtur me fitoren ndaj Zvicrës

Përzgjedhësi Hadar dhe kapiteni Berisha të lumtur me fitoren ndaj Zvicrës

Përzgjedhësi Rami Hadar dhe kapiteni Dardan Berisha, kanë folur pas fitores së thellë ndaj Zvicrës me rezultat 76-49.

Kosova fitoi ndaj Zvicrës në “Sezai Surroi” në Prizren, ndërsa izraeliti Hadar meritat për fitore ua ka lënë lojtarëve.

“Jam krenar me djemtë. Luajtën shumë fort. I falënderoj ata. Është fitore e tyre”, ka thënë Hadar duke e vlerësuar lartë Dardan Kapitin.


Ndeshjen e ardhshme Kosova e luan me Danimarkën në udhëtim, ndërsa Hadar kërkon punë në mbrojtje për fitore.

“Çdo gjë varet nga mbrojtja. Nëse luajmë këtë mbrojtje kemi shans në çdo ndeshje”, ka theksuar Hadar.

Në anën tjetër edhe kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha është ndarë shumë i kënaqur me paraqitjen e bashkëlojtarëve.

Kosova e nis me fitore, mposht bindshëm Zvicrën
Lexo po ashtu Kosova e nis me fitore, mposht bindshëm Zvicrën

“Jemi shumë të lumtur. Kemi ushtruar gjatë për këtë ndeshje. Dhe kemi dëshmuar se jemi përgatitur shumë mirë, ndonëse disa kanë dyshuar. Shpresojmë që edhe në ndeshjet tjera do ta kemi këtë energji. Loja jonë ishte shumë e mirë. I përgëzoj gjithë lojtarët, trajnerët, për atë që kemi bërë deri më tani. Shpresojmë të kemi sukses edhe në ndeshjet tjera”.

“Do të vazhdojmë me këtë sistem. Shkojmë në Danimarkë për të dhënë maksimumin. Do të jetë më vështirë, por do të shkojmë për të fituar. Do të shkojmë hap pas hapi. Po shpresoj që do të kemi rezultat të mirë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Nuk është bërë asgjë me këtë fitore. Na presin edhe tri ndeshje”, ka thënë Berisha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori