Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ndër të tjera ka miratuar katër projektligje dhe masat e rejat për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Në komunikatën e lëshuar nga Qeveria e Kosovës thuhet se në mbledhjen e sotme është miratuar Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për statusin e pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Republikës së Kosovës dhe Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territoret e shteteve përkatëse.
Gjithashtu është miratuar Projektligji për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore i cili përcakton rregullat e parimeve kryesore dhe procedurave të huamarrjes shtetërore, emetimit të garancive shtetërore, pagesave të kryegjësë dhe interesit për borxhin shtetëror, pagesat e garancive shtetërore të thirrura si dhe shpenzimeve tjera të ndërlidhur me to.
Është miratuar edhe Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Programit – Nxitja dhe levimi i mundësive për sigurinë e ujit. Marrëveshja i siguron Kosovës një kredi në vlerë prej njëzetepesë milionë e njëqind mijë euro (25,100,000 €) për të asistuar në financimin e projektit.
Qeveria ka miratuar edhe Projektligjin për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Programin Shkëmbimit Akademik Fulbright.
Në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar vendimin për Kalendarin vjetor të përkthimit të acquis të Bashkimit Evropian në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.
Ky kalendar do të publikohet në ueb-faqen e Zyrës së Kryeministrit dhe lista e akteve të BE-së do të procedohet për përkthim. Gjatë përgatitjes së këtij Kalendari janë konsultuar departamentet ligjore të ministrive dhe Komisioni Teknik për Koordinimin e përkthimit të legjislacionit të BE-së, bazuar në Marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për krijimin e Komisionit Teknik për përkthimin e legjislacionit të BE-së në gjuhën shqipe.
Qeveria po ashtu ka miratuar edhe kalendarin e aktiviteteve për vitin 2022, vit i shpallur si “Viti i personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës” nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Më tej në mbledhjen e sotme është shfuqizuar vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 5 qershor 2018, për emërimin e zëvendësdrejtorit për shërbime administrative-financiare në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror. Sikurse është anuluar edhe vendimi i Qeverisë i datës 11 qershor 2019, në bazë të së cilit ishte miratuar rekomandimi i ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes për ristrukturimin e disa pozitave në këtë ministri.
Kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime, ndarje dhe harmonizime buxhetore për të mundësuar harmonizimin e ndarjeve buxhetore në kategorinë e pagave dhe shtesave për muajin nëntor të viti 2021, ka marrë miratimin e Qeverisë në këtë mbledhje.
Kabineti qeveritar i ka rekomanduar Presidentes së Republikës së Kosovës që të autorizojë Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e dy marrëveshjeve ndërkombëtare:
-Marrëveshjen e kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim për Projektin e trajtimit të ujerave të zeza në Mitrovicë.
-Marrëveshjen e kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për zhvillimin e Projektit të zhvillimit të impiantit për ujërat e zeza në Mitrovicë.
Njësoj ka vepruar edhe për dhënien e autorizimit Ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale me Konfederatën e Zvicrës.
Në fund, kabineti qeveritar në mbledhje është informuar edhe për mbledhjen e IV të Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, e cila do të mbahet me 7 dhjetor 2021 në Bruksel, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi