LAJMI I FUNDIT:

Përveç fotovoltaikëve do të jenë të nevojshme edhe bateri për deponimin e rrymës

Përveç fotovoltaikëve do të jenë të nevojshme edhe bateri për deponimin e rrymës

Gjashtë qytete si Ohri ose Tetova, ose rreth 66 mijë amvisëri do të mund të furnizohen me rrymë nga fotovoltaikët e instaluar gjatë vitit të kaluar në vend, me çka është rritur kapaciteti i përgjithshëm për prodhimin e energjisë elektrike për 7,2%. Nga Komisioni Rregullator shprehin bindjen se ky trend do të vazhdojë edhe këtë vit, duke pasur parasysh 13 kërkesat e reja të dorëzuara për centrale fotovoltaike.

“Besoj se do të kemi 250-300 megavatë shtesë në vitin 2023. Gjithë kjo e lehtëson gjendjen e kompanive të cilat i instalojnë me qëllim që t’i ulin shpenzimet e tyre, ndërsa edhe më e rëndësishme është që shteti e rrit pavarësinë energjetike. Në të ardhmen, humbjen nga ulja e rezervave të thëngjillit do ta kompensojmë me burime të rinovueshme”, deklaroi Marko Bislimovski nga KRRE.

Bislimovski thotë se hapi i rradhës është që çdo central fotovoltaik duhet të pajiset me bateri për deponimin e rrymës, në mënyrë që të balancohet shpenzimi edhe në kohën kur nuk ka diell, ose nuk ka erë – në qoftë se punohet me centrale me erë. Kjo pritet t’i rrisë shpenzimet e investitorit për 10-20%.


“Disa përvoja tregojnë në mes 10-20% nga kapaciteti i instaluar i centralit fotovoltaik të jetë bateria. Kjo është mirë për vetë prodhuesit sepse do ta ulin rrezikun nga shpenzimet e rritura për shkak të çekuilibrit. Burimet e rinovueshme janë të mira, e ardhmja është atje, por në aspekt të mbushjes së sistemit dinë të bëjnë probleme, erën nuk mund ta kontrolloni kur fryn”, tha Bislimovski.

Maqedonia e Veriut, me mbi 200 ditë me diell brenda vitit, për dekada me rradhë nuk krijoi klimë për investime më të mëdha në burime të rinovueshme të energjisë, por kriza që e kaploi gjithë Evropën, pas invazionit rus në Ukrainë, i detyroi autoritetet ta lehtësojnë procedurën për investim në centrale fotovoltaike dhe në parqe me erë të përmasave të ndryshme./KlanMacedonia/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori