Shumë personazhe të famshëm kanë shprehur mbështetje për popullin palestinez dhe kanë bërë thirrje për një armëpushim në Gaza, si pjesë e fushatës “Së bashku për Palestinën”.

Midis tyre janë Cillian Murphy, Javier Bardem, Penelope Cruz, Joaquin Phoenix, Billie Eilish, Brian Cox, Sharon Horgan, Steve Coogan, Annie Mac dhe të tjerë.


Ata bënë një video në të cilën deklaruan: "Së bashku për Palestinën". Brian Cox tha: "Ne duhet të themi të vërtetën në emër të popullit të Palestinës".

Fotografja dhe aktivistja Nan Goldin tha se roli i një artisti në shoqëri ka qenë gjithmonë të flasë publikisht dhe të marrë përsipër rreziqe duke u thënë të vërtetën autoriteteve.

Klipi u publikua para koncertit të djeshëm “Together for Palestine” që u mbajt në Londër në Wembley Arena. Ndër interpretuesit ishin Bastille, James Blake, Paloma Faith, Jamie xx dhe PinkPantheress, si dhe yjet e muzikës palestineze Sama' Abdulhadi, Saint Levant dhe Elyanna.

Në këtë aktivitet folën edhe aktorë si Florence Pugh, Nicole Coughlan dhe Benedict Cumberbatch, si dhe figura të tjera të shquara si prezantuesi Mehdi Hasan, futbollisti Eric Cantona dhe Francesca Albanese, e dërguara speciale e OKB-së për Palestinën.

Organizatori i eventit është muzikanti britanik Brian Eno, i cili gjithashtu performoi. Të gjitha paratë e mbledhura do të dhurohen për organizatat palestineze.