LAJMI I FUNDIT:

Personat që flasin me kafshët e tyre janë inteligjentë

Personat që flasin me kafshët e tyre janë inteligjentë

Shkenca thotë se duke bërë një bisedë të njëanshme me kafshën tuaj shtëpiake mund t’ju duket çmenduri, por faktikisht nënkupton se jeni mjaft inteligjent.

Nëse ndonjëherë keni mbajtur kafshë në shtëpi, me siguri se i keni folur në ndonjë periudhë të caktuar, transmeton Telegrafi.

Dhe, ndonëse keni qenë plotësisht të vetëdijshëm se kafsha nuk jua kthen fjalët e ndoshta as nuk e kupton atë çfarë po thoni, ju prapëseprapë e keni bërë këtë.


Kur ne flasim me kafshët shtëpiake, ne në nënvetëdije e krijojmë një lidhje thuajse njerëzore në mendjen tonë me krijesat jonjerëzore.

Ne jemi të ndërtuar për t’u lidhur – madje ndihemi shumë më të lidhur kur i njohim gjërat që na u duken si ne.

Biseda me kafshë (por edhe gjëra tjera, si lulet e shtëpisë) quhet antropomorfizëm.

Sipas ekspertit të kësaj fushe, Nicholas Epley, bisedat e tilla janë shenjë e inteligjencës sociale. Njerëzit janë krijesa shumë shoqërore, andaj truri jonë është i programuar të sheh fytyra dhe të perceptojë mendje kudo.

Epley shpjegon se ne bisedojmë me kafshë të cilat na pëlqejnë, sepse aq më shumë që na pëlqen diçka, aq më shumë duam të komunikojmë me mendjen e vet – qoftë edhe nëse nuk ka mendje. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

A e dini se...
Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Bëje vet
“Të kam në mendje”: Ti nuk je vetëm. Fol, kërko ndihmë dhe do ta gjesh!

“Të kam në mendje”: Ti nuk je vetëm. Fol, kërko ndihmë dhe do ta gjesh!

Stil
Kalo në kategori