LAJMI I FUNDIT:

Personalizohet Gmaili

Personalizohet Gmaili

Google e ka azhurnuar shërbimin e saj të njohur të emailit, Gmail, në të cilin përdoruesit tani mund të luajnë me fotografi dhe prapavija të ndryshme.

Ata që kanë një email në Gmail mund të shkarkojnë fotografi me motive të ndryshme të cilat mund t’i vendosim në email.

Tani, të gjithë ata që kanë një llogari të përdoruesit në këtë shërbim mund ta personalizojnë emailin e tyre me fotografi dhe prapavija të ndryshme, të cilat do të “hijeshojnë” emailin personal, sipas shijes personale.


Google thotë se ndryshimet e bëra në personalizimin e emailit vijnë si pasojë e kërkesës nga përdoruesit, të cilin dëshironin një email më ndryshe në kuadër të Gmail. / Telegrafi /