LAJMI I FUNDIT:

Personaliteti australian i radios zhvillon një emision me një kohëzgjatje prej 55 orëve dhe 26 minutave – thyen rekordin botëror

Personaliteti australian i radios zhvillon një emision me një kohëzgjatje prej 55 orëve dhe 26 minutave – thyen rekordin botëror

Një personalitet i radios me bazë në Australi, theu një rekord botëror Guinness duke zhvilluar një emision i cili zgjati për 55 orë e 26 minuta.

Mario Bekes, i cili ka origjinën nga Kroacia, e zhvilloi emisionin e tij maratonë në Alive 90.5 FM, një stacion radioje në të cilin ai punon nga viti 2009.

Bekes, i cili gjithashtu drejton podkastin motivues Life: The Battlefield, nuk u lejua të përfshijë muzikë, reklama ose thirrje nga publiku gjatë përpjekjes së tij, duke e bërë atë që ai tha për Rekordet Botërore të Guinness-it të ishte “një shfaqje radioje shumë e pazakontë”, raporton UPI, transmeton Telegrafi.


Transmetimi i gjatë përfshiu intervista me disa mysafirë dhe ofrimin e këshillave tek audienca. Një doktor ishte pranë për të monituar shëndetin e Bekes gjatë kësaj përpjekjeje të thyerjes së rekordit.

Koha e shfaqjes prej 55 orë e 26 minuta i dha Bekes rekordin për transmetimin më të gjatë të drejtpërdrejtë vetëm me audio, një rekord i vendosur më parë në 53 orë e 1 minutë nga drejtuesit e radios britanike Matt Hall dhe Dan Ramsden në vitin 2020. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Interesante
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trudeau largohet nga Parlamenti

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Interesante
Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Interesante
Fustani që po i “çmend”  njerëzit në rrjetet sociale (Video)

Fustani që po i “çmend” njerëzit në rrjetet sociale (Video)

Fun
Kalo në kategori