LAJMI I FUNDIT:

Personalitete botërore në edicionin e dytë të Forumit WPS, të organizuar nga presidentja Osmani

Personalitete botërore në edicionin e dytë të Forumit WPS, të organizuar nga presidentja Osmani

Edicioni i dytë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nga presidentja Vjosa Osmani, fillon nesër (e hënë).

Ky edicion do të mirëpresë pjesëmarrës nga më shumë se 40 shtete të botësme afro 1 mijë pjesëmarrës, me qëllim të diskutimit dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe paqes.

Ky edicion mbahet në hapësirën e hotelit “Emerald”.

Ceremonia e hapjes, zhvillohet në ora 10:00.

Për këtë ngjarje, policia ka njoftuar se nga 14 e deri më 17 prill do të ketë bllokime të përkohshme apo riorientim në disa segmente rrugore.

Policia njofton se do të ketë bllokime të përkohshme të rrugëve në Prishtinë për disa ditë
Lexo po ashtu Policia njofton se do të ketë bllokime të përkohshme të rrugëve në Prishtinë për disa ditë

Policia e Kosovës, gjatë kësaj kohe do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike dhe menaxhimin e trafikut gjatë kohës së lëvizjes së personaliteteve si dhe qëndrimit të tyre në Republikën e Kosovës.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të delegacioneve sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojnë personalitetet/delegacionet e ftuara) , ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik./Telegrafi/