LAJMI I FUNDIT:

Persona të panjohur çojnë pa shenja jete një 20 vjeçare në spitalin e Ferizajt dhe ikin nga vendi i ngjarjes

Persona të panjohur çojnë pa shenja jete një 20 vjeçare në spitalin e Ferizajt dhe ikin nga vendi i ngjarjes
Foto ilustruese

Një 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar policia në rajonin e Ferizajt.

Zëdhënës i policisë Kanun Veseli ka thënë se viktima është dërguar nga persona të panjohur në spital të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes.


Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët në spital.

“Kemi pranuar informatën reth orës 15:00 se një vajzë rreth moshës 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët. Viktimën e kanë sjell disa persona. Nuk dihet numri i saktë. Nuk dihet nëse viktima ka pasur shenja jete derisa ka arritur në spital. Por, vdekjen e kanë konstatuar mjekët në Qendrën Emergjente”, ka deklaruar Veseli.

Ai tutje ka thënë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet për rastin në fjalë.

“Policia është duke i grumbulluar informacionet, hetuesit më të lartë të hetimneve janë dalur në vendin e ngjarjes, janë duke parë gjithçka që çon në zbardhjen e këtij rasti, policia është duke punuar intensivisht”, theksoi ai./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori gjerman largohet nga

Ambasadori gjerman largohet nga "X" dhe i bashkohet “Bluesky”, shkak përhapja e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformatave

Lajme
Vrasja në Skenderaj, gjithçka që dihet deri tani

Vrasja në Skenderaj, gjithçka që dihet deri tani

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Rashiti përmes dhjetë pikave përshkruan se ku duhet të jetë fokusi i atyre që duan të udhëheqin qeverinë e re

Rashiti përmes dhjetë pikave përshkruan se ku duhet të jetë fokusi i atyre që duan të udhëheqin qeverinë e re

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Lajme
Kalo në kategori