Nga: Agim Baçi
Miti i ideologjisë së pushtetit shpesh ushqen pasues që udhëhiqen nga mendjengushtësia, besimi i verbër ndaj asaj që i thuhet nga institucionet apo individët, apo udhëhiqen nga vetëmashtrimi dhe vesi i urrejtjes së tjetrit. Sipas sociologut Emile Durkheim, krijimet mitologjike kanë disa lidhje me realitetin dhe ky realitet s’është gjë tjetër, veçse shoqëria që shpreh vetveten nëpërmjet gjërave që ka arritur të transformojë, qoftë ky transformim edhe përmes shpifjes dhe urrejtjes. Ndaj shumëkush me të drejtë mund të pyesë se përse vijojnë të kenë fuqi disa mite edhe kur ka fakte të panumërta që flasin për një keqqeverisje, vjedhje, krime?
Në fakt, në këtë kohë konsumi, fabrikuesit e gënjeshtrës vijojnë të ruajnë nostalgjinë përmes lojës së pranimit të gjysmë të vërtetave. Një nga mitet që trashëgojmë është ai i idesë se populli merr pjesë në qeverisje apo në gatimin e së ardhmes politike. Aq i lakmueshëm është ky mit, sa, sërish ai ka mbetur epshndjellës, duke u kthyer në versionin e mitit modern se “po dëgjohet zëri i qytetarëve”. Të tillë mbështetës janë përgjithësisht ata që fatkeqësisht nuk janë përpjekur kurrë të emigrojnë as shpirtërisht nga ajo skëterrë gënjeshtrash. Aq më pak mund ta braktisin rrugën e vetëmashtrimt ata që të menduarit në Liri e shohin si një prangosje, pasi preferojnë të ndjekin të tjerë, e jo të gjykojnë mbi faktet.
Miti na bën, gjithashtu, që të ngrihemi e të nxitojmë drejt asaj që duam – sidomos asaj që ëndërruam. Kjo pamje u jep miteve fytyrë poetike, optimiste, entuziaste. Por për sa kohë? Këtu mund të na ndihmojë vetëm Don Kishoti që, për të mundur pjesën e vet ëndërrimtare, merr me vete Sanço Pançon, që ai t’ia tregojë realitetin krejt të pastër, pa asnjë ngjyrë optimizmi, dhe vetëm përmes leximit të përditshmërisë.
Ndërkohë, miti ka për aleat dëshirat e përhershme njerëzore, sidomos anët e pashmangshme të jetës njerëzore, që lidhen me dashurinë, epshin, pushtetin dhe ëndërrimin për të besuar në një fund heroik. Frojdi, në shpjegimin e tij mbi mitet, shprehej se, nëse “Edipi mbret” është ende në gjendje të tronditë njeriun modern, ashtu sikurse ka tronditur bashkëkohësit e vet grekë, kjo do të thotë se aspekti i tragjedisë greke nuk është thjesht në kontrastin mes fatit dhe vullnetit, por te natyra e veçantë e materies ku shfaqet ky kontrast. Pra, për Frojdin, miti e ka forcën e vet tek ajo që është e brendshme dhe njerëzore, dhe e mundshme që të përsëritet, për shkak se brenda qenieve njerëzore ka gjithnjë udhë që na lidhin me kohën e që na thërrasin drejt asaj që është shkruar të ndodhë shumë kohë më parë për ne, për jetët tona.
Parë kështu, mund të themi se historia dhe mitet do ta kenë gjithnjë peshën për të na tronditur. Por, është shumë e rëndësishme që ne të hetojmë nëse pas rishkrimeve të historisë apo interpretimeve të reja të miteve të mos fshihen ideologji, të cilat, pasi kërkojnë të ndërtojnë një të shkuar tjetër, kërkojnë të fshehin të vërteta të mëdha. Por mbi gjithçka, duhet të shmangim urrejtjen, sepse urrejtja rrezikon të mbajë me forcë gënjeshtrën e ndërtuar në të shkuarën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës