LAJMI I FUNDIT:

Përse macet rrëzojnë gjërat nga tavolina, raftet apo nga ndonjë vend tjetër?

Përse macet rrëzojnë gjërat nga tavolina, raftet apo nga ndonjë vend tjetër?

Macet në fillim vëzhgojnë plaçkën e tyre, i afrohen dhe i vështrojnë edhe pak kohë, pastaj në mënyrë elegante i rrëzojnë nga tavolina, raftet apo nga ndonjë vend tjetër

Pronarët e maceve shpesh ballafaqohen me pamje të tilla. Pyetja e vërtetë është – përse macet veprojnë kështu?

Edhe pse macet në natyrë kanë shprehi që të lëvizin dhe të shtyjnë plaçkën në mënyrë që ta gjuajnë për të parë a është e gjallë, në rastin e këtillë nuk është kështu, transmeton Telegrafi.


Dikur këtë e bënin vetëm për t’u argëtuar, ndonjëherë për t’u bindur se për çfarë objekti është fjala – pra vetëm nga kureshtja, ndërkaq dikur ashtu kanë dashur të tërheqin vëmendjen e pronarëve të tyre.

Macet rrallë mund t’i mësoni që të mos bëjnë gjërat e këtilla.

E vetmja gjë që mund t’ju këshillojmë është që të ruani gjërat e çmuara në vend të sigurt, ndërkaq nëse ndodh që megjithatë diçka të rrëzojnë kurrë mos u bërtitni.

Nëse u bërtitni vetëm do t’i frikësoni.

/Telegrafi/