LAJMI I FUNDIT:

Përse (dhe si) do të duhej të hani lëvozhgën e vezëve?

Përse (dhe si) do të duhej të hani lëvozhgën e vezëve?

Mbase ju duket e pakuptimtë që të hani lëvozhgën e vezës, mirëpo hulumtimet e paradokohshme kanë treguar çfarë pasurie nutritive ka kjo lëvozhgë

Hulumtimet e bëra në Universitetin Florida, kanë treguar që një lëvozhgë e vezës përmban 2,2 g kalcium, gjë që është dyfish më shumë se doza e rekomanduar ditore.


Çuditërisht, lëvozhgat e vezëve cilësore përmbajnë 27 mikroelemente esenciale kryesisht të përbëra nga karbonat kalciumi (CaCO3) një strukturë shumë e ngjashme me dhëmbët dhe kockat e njeriut.

Gjithashtu, disa hulumtime të mëparshme kanë shpjeguar që kalciumi, i cili gjendet në lëvozhgën e vezës, më lehtë absorbohet se sa nga burimet e tjera, transmeton Telegrafi.

Në testet që i janë bërë njerëzve dhe kafshëve, ka rezultuar përmirësim i dukshëm i kockave, shtim dendësie tek kockat dhe pakësim dhimbjesh reumatike. Për këtë duhet të përdorim vezë pule, rose, të ushqyera mirë.

Mirëpo, të hash lëvozhgën e vezës, nuk është njësoj si edhe biskotat e orizit.

Para së gjithash, nga lëvozhga e papërpunuar termike e vezës lehtë mund të sëmuremi nga salmonela.

Hulumtimet rekomandojnë që lëvozhgën e vezës ta zieni 30 minuta para se ta hani.

Gjithashtu, mund ta piqni lëvozhgën dhe me ndihmën e aparateve të kuzhinës ta transformoni në materie pudre, gjë që e bën më të përshtatshme për smoothie. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori