LAJMI I FUNDIT:

Përplasjet Kurti-Rama, Haliti: Po shtyhen se kush është më i rëndësishmi te shqiptarët

Përplasjet Kurti-Rama, Haliti: Po shtyhen se kush është më i rëndësishmi te shqiptarët

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka theksuar se raportet e Kosovës dhe Shqipërisë janë acaruar pa nevojë, për shkak të përplasjeve në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe Edi Ramës.

Veprimet e kryeministrit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, sipas Halitit janë fëmijërore.

Ai theksoi se Kurtit këto përplasje mund t’i shërbejnë në debatin kundër Edi Ramës.


“Ka veprime fëmijërore në raportet Edi Rama, Albin Kurti. Përplasje të panevojshme që nuk janë as në interes të Kosovës, por në Shqipëri nuk dëgjohet, përplasjet atje mes Kosovës i kanë ndihmu debatit kundër Edi Ramës. Ndoshta Albini tenton të forcohet politikisht në Shqipëri me partinë që e patë bërë të vetën VV në Shqipëri, ndoshta edhe në Maqedoni dhe viset tjera”, tha ai, për RTV Dukagjini.

Raportet Kosovë – Shqipëri, sipas tij duhet të jenë raporte vëllazërore.

Haliti u shpreh se Kurti e Rama po shtyhen se kush është më i rëndësishmi te shqiptarët.

“Mendoj që këta kanë probleme mes vete se kush më i rëndësishëm i shqiptarëve, Tirana është qendra e shqiptarëve. Tirana është kryeqyteti i shqiptarëve është metropol”, tha ai.

Ai e kritikoi Kurtin se po i thellon ndasitë me Shqipërinë.

“Pretendimi i Albinit janë të gabueshme, për faktin se nuk ka ardhë në pushtet me këtë politikë që të ndahet politika shqiptare në Shqipëri, ky ka ardhë në pushtet për t’u bashkuar me Shqipërinë. Nuk është çu në këmbë kur është intonu himni, apo flamuri kur është ngritur. Tash po i respektojnë, është më mirë që kanë reflektu”, tha ai. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori