Një debat i ashpër ka ndodhur mes Ardit Stafajt dhe Fjolla Morinës në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP Kosova 4.

Si rezultat i publikimit të klipit me përplasjet mes këtyre dy banorëve, që ishin miq edhe jashtë shtëpisë më të madhe në vend, për një moment ndodhi e papritura.


Arditi, i nxehur me situatën, i dha fund miqësisë me Fjollën.

Foto: YouTube

E këngëtarja nga ana tjetër tha se bashkë do kishin bërë një lojë shumë të bukur.

Artistja shqiptare pati inat me të për faktin se kishte biseduar me të tjerët për periudhën e vështirë të saj.

E njëjta para pak vitesh kaloi një fazë jo të lehtë, ku u shfaq në gjendje të rënduar emocionale.

Kjo ndodhi pas ndarjes nga biznesmeni nga Gjilani, Fisnik Syla, me të cilin u martua në ishujt Maldive. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com