LAJMI I FUNDIT:

Përplasje në komisionin hetimor, deputetët e LVV-së lëshojnë mbledhjen

Përplasje në komisionin hetimor, deputetët e LVV-së lëshojnë mbledhjen

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit hetimor për krizën energjetike, ku po intervistohej ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekruan Murati.

Kjo si shenjë revolte ndaj deputetit të PDK-së, Ferat Shala, i cili e quajti spekulante, shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilën.

Rrjedhimisht, në mungesë kuorumi përfundoi edhe mbledhja e komisionit.


Pas kësaj, deputetët e PDK-së, Abelard Tahiri dhe Ferat Shala, në një konferencë për medie, tha se mazhoranca qëllimisht po saboton komisionin. /kp/