Përplasja për sheshin "Xhorxh Bush", Rama ia kthen Çekut: Ju rrini duke i blloku institucionet qendrore e institucionet lokale – ne po punojmë

Punimet për sheshin "Xhorxh Bush", kanë nxitur një përplasje ndërmjet kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe ministrit në detyrë të Kulturës, Hajrulla Çeku.
Komuna e Prishtinës ditën e hënë ka rinisur punimet në këtë shesh, pavarësisht që Ministria e Kulturës kishte ndaluar punimet në këtë pjesë.
Kryetari Rama ka akuzuar ministrin Hajrulla Çeku se po ndalon projektet në Prishtinë.
Në reagimin e tij, ai ka shkruar se ata po bllokojnë institucionet qendrore.
"Që bllokada ka qenë totalisht politike e tregon edhe reagimi i fundit i ministrit Çeku! Hajrulla, ju rrini duke i blloku institucionet qendrore e institucionet lokale – ne po punojmë! Sheshi “Xhorxh Bush”, ka shkruar Rama.
Ndryshe, ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, lidhur me mbështetjen e këtij të fundit për kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Në reagimin e tij, Çeku deklaroi se sa herë që Rama “bën fort bërllok punën”, Abdixhiku del në mbrojtje të tij. /Telegrafi/




















































