Përplaset një anije në brigjet e San Diegos, tre të vdekur dhe katër të lënduar – nëntë tjerë konsiderohen të zhdukur

Tre persona humbën jetën, katër të tjerë u lënduan dhe nëntë mbeten të zhdukur pasi një varkë e vogël është përplasur të hënën në brigjet e San Diego, thanë autoritetet.
Sherifit i qarkut San Diego raportoi se ekuipazhet e urgjencës, përfshirë Rojet Bregdetare të ShBA-së, iu përgjigjën incidentit rreth orës 6:30 të mëngjesit pas raporteve për një varkë të përplasur të stilit Panga pranë Torrey Pines State Beach.
Rojet Bregdetare konfirmuan përmes X se po kërkon në mënyrë aktive për nëntë individë të zhdukur në ujëra afërsisht 15 milje në veri të qytetit të San Diego.
Varkat Panga - anije të hapura që përdoren zakonisht për peshkim - shpesh përdoren nga kontrabandistët që përpiqen të transportojnë njerëz ose mallra në mënyrë të paligjshme nëpër kufijtë bregdetarë.
Autoritetet nuk e kanë konfirmuar nëse anija ishte pjesë e një operacioni kontrabande, por hetimi po vazhdon. /Telegrafi/
































