Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se procesi i këmbimit të pronës në zonën e mbrojtur në Badovc me pronën komunale në lagjen “Prishtina e Re” ka qenë brenda ligjit dhe si proces ka nisur në qeverisjen e kaluar.
Rama theksoi se tashmë ish-partneri qeverisës PDK dhe asamblistët e tjerë kanë qenë të njoftuar për këtë pikë që ishte miratuar në Kuvend disa javë më herët.
“Këtu asgjë nuk ka qenë jashtëligjore. Pikat u dërgohen edhe asamblistëve që dërgohen për Kuvend, më pas mbahet edhe Komiteti për Politikë dhe Financa. Nuk ka pasur problem”, tha Rama.
Sipas tij, për këtë këmbim pati raportime tendencioze dhe të pavërteta.
“Kjo është raportuar si diçka e klientëve të mi. Ka qenë tendencioz dhe ka ardhur në momentin kur kemi shpallur projektin për sheshin ‘Xhorxh Bush’, ku kemi pasur mospajtime për parking të atij mediumi që raportoi. Ka thënë të pavërteta që një pronë 20-30 milionëshe po këmbehet me një pronë që nuk ka vlerë”, deklaroi Rama.
Rama sqaroi se si ishte vlerësuar prona private dhe ajo që do këmbehej nga Komuna.
“Ministria e ka vlerësuar atë tokë 8 milionë euro për 13 hektarë, e ka obliguar Komunën për të bërë ndërrim pasi është e interesit publik, ajo tokë ka pasur kushte ndërtimi. Ne është dashur ose të paguajmë para të gatshme ose këmbim, por nuk ka pasur Komuna para. Edhe kryetari i mëparshëm ka thënë duhet bërë këmbim”, shtoi më tej Rama.
Kryetari Rama më tej sqaroi se para dy viteve ishte bërë këmbimi i vetëm një pjese të tokës dhe qeverisja aktuale është dashur të vazhdojë pasi pronari i tokës i ka akuzuar për zvarritje të procesit.
“Fillimisht është bërë këmbimi i një pjese, toka e komunës 6.6 hektarë që fillimisht është ofruar është vlerësuar si 3 milionë, ndërsa 13 hektarëshi është vlerësuar si 8 milionë, pra kanë mbetur 5 milionë për të vazhduar këmbimi. Kjo nuk është në dorë të Përparim Ramës apo Komunës, e vendos Ministria sa tokë duhet të jepet”, tha Rama.
I pari i Prishtinës u shpreh se nuk e di sa është blerë ajo tokë para se të shpallej zonë e mbrojtur.
“Për këtë ekziston sistemi ligjor që duhet të merren me raste kur konsiderohet se ka shkelje. Në kushte kur komuna ose ministria e shpall një zonë të interesit publik e cila është private dhe ka pasur kushte ndërtimore, atëherë gjykata mund ta marr në dorë, pra mund të paditet komuna nga privati e të kërkoj pagesë ose padi për humbje brenda këtyre viteve që ia kanë ndalë zhvillimin”- shtoi më tej Rama. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës