Rajoni i Prizrenit pasditen e së shtunës është goditur rëndë nga reshje të shiut dhe stuhi ku janë shkaktuar edhe përmbytje në disa zona.

Ende pa u riparuar dëmet që shkaktuan përmbytjet e muajit të kaluar në disa fshatra të Dragashit, reshjet e furishme kanë goditur sërish këtë komunë. Pas orës 16:00 të ditës së shtunë, shiu i dendur përmbyti Restelicën, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.


Përmbytjet në Restelicë dëmtuan sistemin e ujit dhe të kanalizimeve, duke bërë që shumë rrugë të bëhen të pakalueshme dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në shtëpitë e banorëve.

Komuna fqinjë e Dragashit, Prizreni, gjithashtu u përfshi nga reshjet e furishme të shiut, të cilat shkaktuan dëme materiale në disa zona.

451688965 887601986731171 7056000422528114887 n

Në Nashec, rrebeshi i shiut dhe erërat e forta shkaktuan dëme të konsiderueshme në shtëpi dhe në sera bujqësore.

Banorët raportojnë për humbje të kulturave bujqësore.

452229751 887601823397854 3414898964964285486 n

Autoritetet lokale janë angazhuar për të vlerësuar dëmet dhe për të ofruar ndihmë emergjente për banorët e prekur.

Ekipet e emergjencave janë në terren për të pastruar rrugët dhe për të rivendosur furnizimin me ujë dhe energji elektrike./Telegrafi/