LAJMI I FUNDIT:

Përmbytjet në Australi, në rrugë shihen edhe krokodilë – paralajmërohet rreziku edhe nga gjarpërinjtë (Foto/Video)

Përmbytjet në Australi, në rrugë shihen edhe krokodilë – paralajmërohet rreziku edhe nga gjarpërinjtë (Foto/Video)

Disa fotografi në të cilat shihen krokodilë në zonat e përmbytura kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe jo vetëm.

Për një fenomen kanë reaguar dhe autoritetet duke paralajmëruar banorët e Townsville për të pasur kujdes nga krokodilët dhe gjarpërinjtë në ujërat e përmbytjeve në të gjithë qytetin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Qeveria e Shtetit ka paralajmëruar njerëzit në North Queensland, Australi të jenë të vetëdijshëm për krokodilat dhe gjarpërinjtë ndërsa rriten ujërat e përmbytjeve.


Ministrja e Mjedisit Leeanne Enoch tha se zvarraniket mund të shfaqen në vende të papritura gjatë përmbytjeve.

“Krokodilët preferojnë ujërat më të qetë dhe ata mund të lëvizin për të kërkuar një vend të qetë për të pritur që ujërat e përmbytjeve të qetësohen”, ka thënë ajo.

“Krokodilët mund të shihen duke kaluar nëpër rrugë dhe kur përmbytjet të ndalen, krokodilët mund të shfaqen në vende të pazakonta si diga të fermave ose ujëra të thata, ku ata nuk janë parë më parë”.

Zonja Enoch ka thënë se gjarpërinjtë janë “notarë shumë të mirë” dhe gjithashtu mund të shfaqen papritur.

“Nëse shihni një gjarpër, mos u përpiqni ta kapni ose hiqni atë”, ka porositur ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Evropa
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për

Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për "shtetin palestinez në tokën saudite"

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Kalo në kategori