LAJMI I FUNDIT:

Përmbledhje nga gjykimi në Ferizaj dhe dënimi i shtatë personave për terrorizëm (Video)

Përmbledhje nga gjykimi në Ferizaj dhe dënimi i shtatë personave për terrorizëm (Video)

Qyteti i Ferizajt, të premten ka qenë e dominuar nga Policia e Kosovës.

Gjithë këto masa sigurie, ishin ndërmarrë pasi që në Gjykatën Themelore, u shpall aktgjykimi për 7 të akuzuar për vepra që lidhen me terrorizëm.

Në mesin e tyre, ka qenë edhe Zekirja Qazimi, ish-imami i xhamisë “El Kuddus” në Gjilan, që akuzohej për rekrutim për terrorizëm.


Për Qazimin, trupi gjykues i kësaj gjykate, ka shqiptuar dënimin unik prej 10 vjetësh burgim.

Avokati i Qazimit, Murat Demolli, duke vlerësuar si të lartë dënimin ndaj klientit të tij, ka paralajmëruar ankesë.

I akuzuari tjetër në këtë rast, Ilir Berisha, u dënua me 8 vjet burgim për veprat rekrutim për terrorizëm, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist si dhe armëmbajtje pa leje.

Sedat Topojani u dënua me shtatë vjet e gjashtë muaj burgim, dhe Burim Ballazhi, me 4 vjet e gjashtë muaj burgim, për veprën: organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.

Jetmir Kyqyku për veprën penale rekrutim për terrorizëm, është dënuar me katër vjet burgim. Ndërsa Liridon Kabashi dhe Ilir Krraba, të akuzuar për veprën organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, u dënuan me nga tri, respektivisht pesë vjet burgim.

https://vimeo.com/167456236

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Kalo në kategori