Përleshje me grushte mes pasagjerëve në aeroplan, pasi "një grup grash refuzuan të ndalonin së foluri me zë të lartë"

Një përleshje me grushta shpërtheu mes pasagjerëve gjatë një fluturimi të Air Asia nga Kuala Lumpur drejt Chengdu.
Incidenti thuhet se ndodhi pasi një grup grash refuzuan të ndalonin së foluri me zë të lartë kur dritat në kabinë u zbehën.
Një burrë që ishte ulur pas tyre u irritua dhe u kërkoi të heshtnin, por ato e injoruan.
Sipas dëshmitarëve, situata u përshkallëzua kur ai i quajti “budallaqe” dhe u tha të “mbyllnin gojën”.
Pamjet tregojnë një grua që e godet burrin disa herë, ndërsa stafi i kabinës përpiqet të ndalojë konfliktin.
Ngjarja ndodhi rreth gjysmës së rrugës dhe pasagjerët e përfshirë u morën në pyetje nga policia në aeroport.
Ende nuk dihet nëse pati arrestime. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































