LAJMI I FUNDIT:

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Toni Jakimovskit, anulohet gjykimi për përgjimet e paligjshme

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Toni Jakimovskit, anulohet gjykimi për përgjimet e paligjshme

Sot në Gjykatën Penale është anuluar gjykimi për lëndën për përgjimet masive të paligjshme, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Toni Jakimovski.

Në gjykatë, menjëherë ka arritur ekipi i ndihmës së shpejtë, të cilët siç tha gjykatësja Xheneta Begtoviç, i akuzuari ka pasur shtypje të lartë të gjakut dhe dobësim të dorës së majtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykatësi i procedurës paraprake, Sedat Rexhepagiq, pas konstatimeve të ndihmës së shpejtë dhe me kërkesë të avokatit të Jakimovskit, vendosi që i akuzuari të dërgohet tek mjeku specialist për neurologji.


Në seancën e sotme Jakimovski ka marrë në pyetje dëshmitarin Zvonko Kostovski. Seanca e radhës është caktuar për më 19 prill.

Ndryshe, në rastin “Shënjestra-Fortesa” të akuzuar janë ish-drejtori i drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski, Nikolla Boshkoski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vlladimir Varellov nga DSK dhe pesë persona tjerë nga e drejtoria.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë joligjore kanë përgjuar 4.286 numra telefonikë, për të cilat nuk është dhënë urdhër gjyqësor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori