LAJMI I FUNDIT:

Përjashtuar Vinicius Junior – “ lojtarët e futbollit të sotëm janë ushtarë”

Përjashtuar Vinicius Junior – “ lojtarët e futbollit të sotëm janë ushtarë”

Faustino Asprilla ishte një sulmuesi i jashtëzakonshëm në vitet ’90-ta.

Kolumbiani u aktivizua me skuadra si Parma dhe Newcastle në Evropë, teksa përveçse vendlindjes provoi të luante edhe në Brazil, Argjentinë, Meksikë e Kili.

52-vjeçari ishte një tmerr për mbrojtjet kundërshtare kur luante futboll, por fiksimi për jetën e natës dhe abuzimet e çmenduritë e shumta ndikuan që të mos zhvillonte karrierën që duhej.


Ndeshja e organizuar nga legjendat Ronaldinho e Carlos - por Vinicius ishte ylli i përballjes bamirëse me "Joga Bonito"
Lexo po ashtu Ndeshja e organizuar nga legjendat Ronaldinho e Carlos - por Vinicius ishte ylli i përballjes bamirëse me "Joga Bonito"

Pot, ai tani është rikthyer të flas për futbollin e ditëve të sotme dhe jetën që po e zhvillon larg botës së sportit më të shikuar në planet.

“Po kaloj për mrekulli, kam një fermë të madhe, i shes kallam sheqeri qeverisë kolumbiane”, deklaroi Asprilla për GDS.

Më pas një batutë në lidhje me futbollin e sotëm, që i pëlqen gjithnjë e më pak.

Dikur futbollisti i njohur Asprilla tregon se si mafia i ofroi atij që ta vrasim portierin Chilavert pas një zënke që kishin këta të dy
Lexo po ashtu Dikur futbollisti i njohur Asprilla tregon se si mafia i ofroi atij që ta vrasim portierin Chilavert pas një zënke që kishin këta të dy

“Unë vazhdoj të shoh futboll, por më duken të gjithë lojtarët si lodra, si ushtarë nën urdhrat e trajnerit. Nëse devijojnë, ata përfundojnë jashtë. Më tregoni një lojtar që driblon në futbollin e sotëm.

“Ma gjeni një… Mua më pëlqen shumë Vinicius Junior i Real Madrid, e shoh pak veten tek ai”, deklaroi ish-sulmuesi i famshëm kolumbian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori