Legjenda braziliane Ronaldo Nazario ka dhënë një përgjigje të sinqertë dhe disi të sikletshme kur u pyet nëse Jamie Carragher ishte një nga mbrojtësit më të fortë që ka përballuar në karrierë.

Në një intervistë të publikuar nga CBS Sports, Ronaldo vlerësoi lart legjendën italiane Paolo Maldini, duke e quajtur atë "më të fortin", ndërsa reagimi i tij kur përmendet Carragher është bërë viral për shkak të mimikës së ngurruar.


“Kam luajtur kundër shumë mbrojtësve të shkëlqyer, por Maldini ishte më i forti”, deklaroi Ronaldo.

Ai gjithashtu tregoi respekt ndaj ish-mbrojtësit të Liverpoolit, duke e përfshirë në listën e kundërshtarëve të vështirë.

Carragher e kaloi të gjithë karrierën te Liverpool, ku fitoi Ligën e Kampionëve dhe disa trofe të tjerë, ndërsa Ronaldo luajti për klube të mëdha si Inter, Real Madrid dhe Milan – ku ndau fushën edhe me Maldinin në sezonin 2007-08.

Reagimi i Ronaldos është interpretuar si një kujtesë për diferencat mes mbrojtësve ikonë si Maldini dhe të tjerëve, megjithëse me elegancë nuk përjashtoi askënd. /Telegrafi/

telegrafi sport app