LAJMI I FUNDIT:

Përgjaket Bajrami në Kabul, sulmohet me raketa pallati presidencial (Video)

Përgjaket Bajrami në Kabul, sulmohet me raketa pallati presidencial (Video)

Në kryeqytetin e Afganistanit, në Kabul, 9 raketa janë hedhur mëngjesin e sotëm. Ata synonin të godisnin Pallatin Presidencial dhe zonën diplomatike, teksa presidenti Ashraf Ghani po fliste në ceremoninë e faljes së Kurban Bajramit.

Disa orë më vonë zyrtarët afganë për agjencinë e lajmeve AFP deklaruan se luftimet shpërthyen midis forcave të sigurisë dhe grupeve të armatosura në lagjen e vjetër të qytetit, ku raportohet për 2 të lënduar.

“Këtë mëngjes një grup terroristësh hipën në një ndërtesë në Reka Khana dhe qëlluan disa raketa drejt Kabulit”, tha Najib Danishm, një zëdhënës për Ministrinë e Brendshme.


Më pas trupat ushtarakë kanë siguruar zonën e shënjestruar, por ende nuk dihet me siguri se kush janë autorët e kësaj ngjarje dhe nëse ka viktima, përcjell javanews.al.

Në momentet para se të ndodhnin shpërthimet presidenti Ashraf Ghani po fliste drejtpërdrejt për një televizion për festën e Kurban Bajramit.

Ndërkohë sqarohet se sulmi vjen 1 ditë pasi talebanët refuzuan armëpushimin, duke bërë të qartë se do të vijonin sulmet e tyre. Po me 20 gusht ata sulmuan 3 autobusë nga ku rrëmbyen 200 persona.

Sipas agjencisë së lajmeve ‘Reuters’ rreth 160 udhëtarë u liruan, ndërsa të tjerët mbetën robër.

Në trend Botë

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Evropa
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Kalo në kategori