Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar sot se Komuna dhe Bashkësia Islame e Kosovës e kanë organizuar ceremoninë e varrimit të një gruaje serbe të moshuar, që ka vdekur në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë, por kjo është demantuar nga një portal serb i Graçanicës.
Portali ‘Gracanicaonline’ shkruan se Radmila Zariq, banore në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë, ka ndërruar jetë dje (e shtunë) dhe u varros sot në varrezat Ortodokse në Prishtinë.
“Varrimi u organizua nga këshilltarja e Asamblesë Komunale të Graçanicës, Snezhana Jovanoviq dhe shërbimi u krye nga prifti Stanisha Arsiq”, shkruan ky portal, duke shtuar se varrimi i të ndjerës është sipas riteve ortodokse, përcjell Telegrafi.
Duke demantuar deklaratën e Shpend Ahmetit se varrimin e ka organizuar Bashkësia Islame, ky portal shkruan se kufoma e të ndjerës Radmila Zariq u transportua nga Shtëpia e Pleqve në varreza me një automjet të Bashkësisë Islame, e cila ka siguruar arkivolin, sepse ajo ka një kontratë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, brenda së cilës funksionon Shtëpia e Pleqve.
Menjëherë pas kësaj ka reaguar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.
“Pash reagime nga webfaqe serbe! Ky është reagimi im i fundit në lidhje me këtë nga respekti për qytetaren R.Z. të ndjerë e cila nuk meriton përmendje të tillë pas vdekjes!”, ka shkruar Ahmeti.
“Nuk është varrimi kredit për askënd, e as akuzë për dikënd. As nuk është garë. Shtepia e Pleqeve e ka thirrë BIK-un dhe ata neve, pastaj ne e kemi thirrë Komunën e Gracaniçes ku personalisht është marr një zyrtare, por si qytetare. Ka ndihmu edhe OSBE-ja. BIK-u e ka dërgu arkivolin, e kanë transportu deri te varrezat ortodokse bashkë me krejt çka është kërkuar. Ideja ka qenë me falënderu Bashkësinë Islame që nuk janë marr me elemente fetare dhe gjëra të tilla, por vetëm kanë ndihmuar. Për neve si Komunë është përgjegjësi. Për BIK është edhe vullnet edhe thirrje për harmoni. Për tu aplauduar toleranca”, kaq shkruar ai.
“Mua fare nuk më bën përshtypje se a është shqiptare apo serbe, më bën përshtypje se si dikush mbetet vetë, pa askënd dhe pa ndihmë. Sikurse ndër viktimat e para të Covidit që ishte bashkëqytetari shqiptar që nuk kishte njeri për ta varrosur ashtu edhe sot e ndjera Radmila”.
“Publikimi im ishte thirrje për mirëkuptim e jo për inat. Prandaj, le të jetë komuna e Prishtinës apo Graqanicës, e le të jetë edhe Kisha Ortodokse”, ka shkruar Ahmeti.
Rreth orës 18 e 30, kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, përmes Facebookut njoftoi se si komunë, bashkë me Bashkësinë Islame organizuan varrimin e qytetares që nuk e kishte pasur askënd. Teksa falënderonte BIK-un, Ahmeti përfundoi njoftimin me fjalët se “humaniteti-njerzillaku është më i rëndësishmi”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës