LAJMI I FUNDIT:

Përgatitje për një tranzicion presidencial? “Hapësirë e kufizuar ajrore” vendoset mbi shtëpinë e Joe Biden

Përgatitje për një tranzicion presidencial? “Hapësirë e kufizuar ajrore” vendoset mbi shtëpinë e Joe Biden

Një “Hapësirë e kufizuar ajrore e mbrojtjes kombëtare” është vendosur mbi shtëpinë e kandidatit demokrat Joe Biden në Wilmington, Delaware.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Administrata Federale e Aviacionit postoi Kufizimin e Përkohshëm të Fluturimit të mërkurën, ditën pas zgjedhjeve të përgjithshme.

Një njoftim i FAA për pilotët i disponueshëm në internet tregon se rrezja e ndalimit prej një milje e zonës së fluturimeve është aktive deri të mërkurën e ardhshme në mëngjes.


FAA thotë se hapësira ajrore është kufizuar gjithashtu përkohësisht mbi Qendrën Chase aty pranë, ku është vendosur skena për një fjalim të mundshëm të fitores së Biden – nëse ai përfundimisht fiton zgjedhjet presidenciale.

Ish zëvendëspresidenti Joe Biden ka marrë kryesimin me vota në shtetin e tij të lindjes në Pensilvani.

Me 20 votat elektorale të Pensilvanisë, Biden do të tejkalonte 270 votat elektorale të nevojshme për të fituar presidencën.

Ndryshe, ish-zëvendëspresidenti Joe Biden është duke udhëhequr në raport me presidentin Donald Trump edhe në Georgia, një kthesë mahnitëse e ngjarjeve në një shtet dikur të besueshëm republikan që Trump duhet të fitojë në mënyrë që të rizgjidhet president. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Azia
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Botë
Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Rumania
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori