Sonte në mesnatë përfundon ndalesa për lëvizje nëpër male dhe breza pyjorë, që u vendos më 6 korrik, si masë parandaluese për mbrojtje ndaj zjarreve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ndërmarrja publike ''Pyjet e Maqedonisë'' thonë se tani për tani nuk ka nevojë për vazhdimin e ndalesës, por theksojnë se do të riaktivizohet ndalesa, nëse do të jetë e nevojshme.


Ndalesa e lëvizjes vlente për çdo ditë, nga ora 7 e deri në ora 17. Gjithashtu ka përfunduar edhe ndalesa e djegies së kashtës./Telegrafi/